SHBA-ja kufizon eksportet e pajisjeve që mund të përdorë Kina për armatimet

SHBA-ja ka kufizuar eksportet për 140 kompani kineze për të frenuar aftësitë e Kinës në teknologji të avancuar dhe për të mbrojtur sigurinë kombëtare

Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara njoftuan kufizime të reja për eksportet me synimin për të frenuar aftësitë e Kinës për prodhimin e gjysmëpërçuesve të avancuar, që përdoren në sisteme armatimesh dhe për inteligjencën artificiale, ndërsa konkurenca mes dy ekonomive më të mëdha të botës vazhdon të intensifikohet.

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për mbrotjen e teknologjisë sonë në mënyrë që të mos përdoret nga kundërshtarët në mënyra që mund të kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, ka deklaruar Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan.

Ai shtoi se Uashingtoni do të vazhdojë të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët e saj për të “mbojtur në mënyrë proaktive dhe të fortë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në fushën e teknologjisë në rang botëror”.

Masa e fundit kufizon eksportet për 140 kompani, përfshirë kommpanitë kineze për prodhimin e gjysmëpërçuese “Piotech dhe SiCarrier Technology”.

Kufizimet prekin edhe kompaninë “Naura Technology Group” e cila prodhon pajisje për gjysmëpërçuesit, sipas të dhënave të Departamentit të Tregtisë.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët tanë dhe njëherësh po rivlerësojmë dhe po përditësojmë kontrollet tona”, tha ZV/Skretari i Tregtisë për Industrinë dhe Sigurinë, Alan Estevez.

Masa e fundit përfshin gjithashtu kontrolle për 24 lloje pajisjesh për prodhimin e çipave dhe tre lloje mjetesh të tjera për zhvillimin ose prodhimin e gjysmëpërçuesve./AFP

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika