Kallas pas takimeve me Kurtin e Vuçiqin: Përgjegjësit e sulmit të fundit terrorist duhet të përballen me drejtësinë

Shefja e re e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, është mënyra e vetme për të siguruar anëtarësimin e këtyre dy vendeve në BE.

Deklarata e saj erdhi pas takimeve të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, të mbajtura sot.

“Takova Aleksandër Vuçiqin dhe Albin Kurtin sot. Rruga e vetme për anëtarësim në BE është përmes normalizimit të marrëdhënieve të tyre, në bazë të marrëveshjes së Ohrit”, ka shkruar Kallas.

Ajo mirëpriti gatishmërinë e dy liderëve për të bashkëpunuar plotësisht pas sulmit të fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencir në Zubin Potok dhe theksoi rëndësinë e ndjekjes së përgjegjësve nga drejtësia.

“Mirëprita gatishmërinë për bashkëpunim të plotë pas sulmit të fundit terrorist. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka shtuar Kallas.

Kurti pas takimit: Kërkuam dorëzimin e Radojçiqit – Kallas është në kohën dhe vendin e duhur

Kurti, gjatë takimit të tij me shefen e re të diplomacisë së Bashkimit Evropian, i ka bërë thirrje që Serbia të dorëzojë Milan Radojçiqin, organizator i sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Nga liderët që ka Evropa sot, besoj se zonja Kallas është në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Ne kemi shpresa të mëdha që Kosova që rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përfitojë shumë sa i përket vlerave evropiane, demokratike, mbështetjes ekonomike e financiare dhe paqes dhe sigurisë në përgjithësi”.

“Në takim diskutuam çështjet e progresit të Kosovës sa i përket integrimeve evropiane, por edhe raportet me fqinjin tonë verior. Ia theksova që kemi pasur rritje ekonomike dhe progres demokratik të paparë në Kosovën e pavarur dhe njëkohësisht kemi menaxhuar sfidat më të rënda të sigurisë, kërcënimet më serioze të cilat rezultuan me vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku.

Kryekrimineli i bandës që kreu këtë mbahet i lirë dhe mbështetet nga Serbia. Ne kërkuam, si në çdo takim tjetër, dorëzimin e Radoiçiqit tek autoritetet e Kosovës pasi Prokuroria tani ka aktakuzë prej 160 faqesh dhe grupin e tij prej mbi 40 personave”, ka thënë Kurti pas takimit.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bisedën me Kallasin e ka cilësuar si “të hapur dhe të vështirë”.

Në një postim në Instagram, Vuçiq ka bërë të ditur se diskutimi përfshinte tema kyçe për rrugën evropiane të Serbisë dhe çështjet aktuale në rajon.

“Biseduam për rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit ‘Banjska’ dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka shkruar Vuçiq. 

View this post on Instagram

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika