Kurti-Kallasit: Të dorëzohet Radojiçiqi – Kallasi-Vuçiqit: Të zbardhet Banjska

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në takimin e parë me shefen e re të Diplomacisë së BE-së, nuk kanë lëvizur nga pozicionet e vjetra në procesin e dialogut. Në anën tjetër Kaja Kallas, takimin e ka përshkruar me tog-fjalëshin e vjetër për normalizimi e raporteve me Marrëveshjen e Ohrit, por pa hezituar ta përmend dhe ta cilësojë sulm terrorist shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Shefja e re e Diplomacisë së Bashkimit Evropian i ka përvjelë mëngët duke përcjell e dëgjuar qëndrimet e palëve që kanë arritur disa marrëveshje e asnjë pajtim që nga viti 2013.

“I takova presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti. E vetmja rrugë drejt anëtarësimit në BE është përmes normalizimit të raporteve mes tyre, në bazë të Marrëveshjes së Ohrit. Mirëprita gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar pas sulmit të fundit terrorist. Kryesit duhet të përballen me drejtësinë”, ka tghënë Kallas.

Nga liderët që ka Evropa sot, në konferencën për media Kurti tha se beson se Kaja Kallas është në kohën dhe vendin e duhur.

Nënshkrimi dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, tërheqja e letrës së Ana Bërbanbiqit, heqja e masave nga BE, dorëzimi i Radojiçiqit, hetimet për Banjskën, dhe sidomos ato për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc, e mbizotëruan agjendën e Kurtit.

“Ka armatim të konfiskuar dhe materiale që janë gjetur. Nga 74 emblema që u konfiskuan, 20 prej tyre janë ruse, prej njësive të ndryshme ruse, të tjerat janë kryesisht serbe. Është edhe një e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që na bën të mendojmë se dikush ka dashur që hetimet e ardhshme të shkojnë në drejtim të gabuar, apo siç thuhet në fjalorin e NATO-s ‘false flag operation’”, ka thënë Kurti.

Nëse merret për bazë postimi i përfaqësuesit serb, kryediplomatja Kallas atij ia ka përcjell tri porosi, dy ndërlidhen me Kosovën.

“Një bisedë e hapur dhe e vështirë me kryediplomaten europiane, Kaja Kallas. Ata folën për rrugën evropiane të Serbisë, ndërsa përfaqësuesja e lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë foli për domosdoshmërinë e dialogut me Prishtinën, zgjidhjen e rastit Banjska dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse. Unë u përgjigja në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

Pasardhësja e Borellit në sytë e vëzhguesve të procesit të bisedimeve nuk do ta ndryshojë trasenë e dialogut, por nëse e do destinacionin e duhur duhet ta ndryshojnë qasjen.

“Një prej çështjeve që unë mendoj se duhet me ndryshu është që Bashkimi Evropian duhet të jetë shumë më i vendosur në sanskione karshi cilës do palë që nuk i përmbush ato për të cilat jemi marrë vesh”, ka thënë analisit Visas Ymeri.

Ymeri mendon se masat ndaj Kosovës kanë arritur në pikën kur nuk dihet se pse janë në fuqi, shto këtu deklaratat publike të BE-së të cilat konstatojnë se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Ohrit.

Përpos temave që u bënë të ditura, analist tjerë politik vlerësojnë se zhvillimet në veri, janë bartur në takimin në Bruksel.

“Ky takim më tepër është për t’u informuar për t’iu transmetuar mesazhin e saj që të dy liderët duhet të jenë të vepërmbajtur, veçanërisht sa i përket zhvillimeve të fundit që ndodhën duke filluar prej 29 nëntorit e deri sot, edhe ashtu kryediplomatja e Kallas e ka bërë të qartë se prioritet i saj primar do të jetë lufta në Ukrainë”, ka thënë analisit Afrim Kasolli.

Kryeministri Kurti dhe Vuçiq do të zhvillojnë takime edhe me presidentin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Kosta.  Ata do të marrin pjesë edhe në një darkë joformale që Kosta ka organizuar me për të gjithë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika