Në fundjavë pritet të përfundojë ndërtimi i anashkalimit në kanalin e Ibër Lepencit

Deri të dielën pritët të përfundoj ndërtimi i anashkalimit të ri në kanalin e Ibër Lepencit, një pjesë e të cilit u shkatërrua nga sulmi me eksplozivi të premten. Edhe gjendja e furnizimit me ujë duket se është stabile, ani pse po vazhdon puna në atë kanal.

Të premten ishte pre e 20 kilogramëve eksploziv, e tash shumë persona janë angazhuar që dëmi i shkaktuar atë natë, të rregullohet.

Bëhet fjalë për kanalin e Iber Lepencit i cili u shkatërrua si pasojë e një sulmi terrorist.

Në këtë rast po krijohet një anashkalim në mënyrë që të kaloj uji në një anë të re.

Puna për ndërtimin e by pass-it në Kanalin e Ibër Lepencit po vazhdon me intensitet të lartë.

Të martën, në këto hapësira punimi ishte edhe kryeshefi i NHE “Iber Lepenci”, Faruk Mujka i cili tregoi që po punohet që ky anashkalim të përfundoj deri të dielën.

“Gjendja është stabile, sot jemi duke punuar by-passin si dhe mendojmë që të përfundoj deri në fundjavë me qëllim që uji nga kanali kryesor i dëmtuar të bartët për momentin në kanalin ndihmës, anësor, dhe të na krijohet mundësia të bëjmë vlerësimin e dëmëve dhe pastaj mënyrën se si do të veprojmë pas vlerësimit”, ka thënë Mujka.

Ndërsa, kryetari i Komunës në të cilën ka ndodhur ky rast, Izmir Zeqiri i Zubin Potokut tregon se pavarësisht që atje po vazhdon puna, qytetarët e kësaj komune kanë alternativa për ujë të pijshëm.

“Problemet kanë qenë më të vogla dhe jo aq të alarmuara sepse qytetarët e Zubin Potokut kanë edhe alternative të afërta prej burimeve tjera. Problemet e mëdha kanë qenë në qytetet e tjera që ka prekur pak më shumë mungesa e ujit, për shkak të punimeve”, ka thënë Zeqiri.

Ajo zonë dhe zonat e tjera të veriut, edhe gjatë ditës së sotme po patrullohen vazhdimisht nga njësitë të shumta të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika