Analisti, Selim Selimi, ka krahasuar qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti sa ka qenë në opozitë dhe tash sa është në pushtet, duke krahasuar figurën e tij me figurën e mbretit në fabulën e Andersenit.
Në emisionin “Debat Plus”, Selimi ka thënë për mbretin në përrallën e Andersenit se ka qenë një mbret i cili ka jetuar në një mbretëri që është veshur me rroba të reja dhe të mira, duke thënë ashtu si ishte Kurti në opozitë, që i kishte kauzat e mira për ndryshim, me kauzë opozitariste.
Ndërsa para ardhjes së tij në pushtet, siç thotë ai, Kurti veshej me disa rroba që nuk i veshte askush sikurse mbreti, duke thënë se Kurti vendoste që rrobat e reja të ia dizajnonte dikush tjetër, duke shtuar se është lidhur me Lajçakun, dhe siç thotë ai, Kurti doli mbret lakuriq, sepse është zhveshur nga kauza e tij.
Sipas tij, Kurti është zhveshur nga të gjitha premtimet.
“Nga kauza e tij që Kosova do të jetë e hapur, ka shkuar në eskurzion në ShBA për 20 ditë, duke e izoluar Kosovën, nga një person që i tha jo hajnisë, sot ky person po ka skandale me familjarë çdo ditë, nga ai person që e pranon një Elektroserver, për dicka që e kundërshtonte më herët”, ka thënë Selimi.
Mushkolaj: Premtimet e Kurtit janë shkrirë
Ndërsa analisti, Imer Mushkolaj, ka thënë se ndryshimet e politikanëve i sheh në vendimet që ata i marrin.
Sipas tij, nëse marrëveshja për energji Kosovë-Serbi, atëherë paska qenë e dëmshme, nuk mund të jetë e mirë as tani kur nuk është ndërruar asnjë presje.
“Nuk mundet para 5 vjetëve, të jetë e keqe, e më vonë të jetë e mirë”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas tij, efekti pozitiv i kësaj marrëveshjeje është që qytetarët serbë në veri do të paguajnë energjinë elektrike.
Ndërsa efekti negativ, sipas tij mbetet të shihet kur të bëhet zbatimi i kësaj marrëveshjeje.
Sipas tij, ndryshimi i qëndrimeve të Kurtit ka qenë i dukshëm, sepse në premtimet që i ka dhënë me pompozitet, tashmë janë shkrirë.
“Duke pasur parasysh këto specifika, ndryshimi i qëndrimeve ishte i dukshëm, vendimet që i kanë dhënë me pompozitet, ato janë shkrirë, nuk ekzistojnë, as në diskursin politik, as në programin qeveritar”, ka shtuar ai.