Intervistë me flautisten Erëmira Çitaku: Ajo që nuk thuhet përmes fjalës shprehet përmes tingullit

Flautistja dhe ligjëruesja në Universitetin e Prishtinës, Erëmira Çitaku, ka folur rreth karrierës së saj muzikore, duke u nisur nga kontakti i saj i parë me instrumentin e flautit, eksperiencat në muzikë, performancat e saj, projektet e fundit dhe rëndësinë që ka muzika në jetë

Erëmira Çitaku

Flauti, instrumenti me të cilin sot ajo interpreton vepra nga më të ndryshmet, përjetimet e saj në rrugëtimin muzikor deri sot, e kanë përmbushur si artiste dhe i kanë mundësuar asaj të shprehë pëmes tingullit, emocione të cilat vështirë të shprehen me fjalë.

Nga instrumenti i saj i preferuar e deri te projekti i fundit, flautistja Erëmira Çitaku, i ka shpalosur në një intervistë për Portalin D.

Ajo ka treguar që filloi të këndojë që nga mosha 5-vjeçare, dhe se instrumenti i saj i preferuar ka qenë kitara.

“Kur kam qenë fëmijë kam shfaqur interesim për muzikën. Që në moshën 5-vjeçare kam filluar të këndoj duke dëgjuar këngë në Radio e TV. Kështu, përmes veshit i luaja ato këngë në kitarë dhe çifteli”.

“Dua të theksoj se prindërit e mi kanë qenë gjithmonë artdashës dhe e kanë çmuar shumë muzikën e mirëfilltë, sidomos atë burimore shqiptare. Ky fakt dhe ky mjedis ka bërë që unë herët të shpërfaq talentin tim për muzikë e vallëzimin. Instrumenti im i parapëlqyer ka qenë kitara, por në mungesës të mësusesit kam ndjekur shkollimin e ulët për flaut duke vazhduar deri sot”, ka thënë Çitaku.

Erëmira Çitaku

Artistët pjesën më të madhe të kohës dhe jetës e kalojnë në skenë, por flautistja Çitaku për çfarë i është falënderuese skenës?

“Performimi në skenën klasike është përvojë shumë e bukur që e përgatit muzikantin duke e sfiduar me shumë rregulla dhe finesa estetike, të cilat gjatë studimit më të thellë, të bën të kuptosh karaktere, stile dhe ndjesitë e periudhave të ndryshme në të cilën kompozitorët e ndryshëm kanë shkruar dhe jetuar”.

“Ky përjetim skenik muzikor pasuron performuesin me detaje e ngjyra ndër më të ndryshmet. Tashmë dihet që shumçka që nuk mund të thuhet me fjalë, thuhet përmes tingullit dhe kjo gjuhë komunikimi shpirtëror tejkalon shumë përjetime të tjera. Skena të jep lirinë të shpalosësh pjesën emocionale dhe iracionale, një mbinjeri që është e tashmja që jeton. Në raste të caktuara i jep kuptim jetës dhe në raste të tjera mund të jetë edhe protestë, e cila ndihmon artistin të përballojë përditshmërinë dhe botën reale”, u shpreh ajo për Portali D.

Erëmira Çitaku

Erëmira Çitaku, flautiste e dëshmuar në Kosovë dhe jo vetëm, e suksesshme dhe shumë këmbëngulëse në punën e saj, është pyetur se cila ka qenë motoja që e ka motivuar atë për gjithë këto vite në skenë?

“Jeta pa muzikë do të ishte një gabim i madh – Niçe”.

Skena, festivalet, dhe koncertet janë ngjarjet në të cilat flautistja është prezantuar vazhdimisht, por cilat janë disa nga veprat autoriale me të cilat është prezantuar ajo?

“Për mua arti dhe veçmas muzika është një pjesë e pandashme e jetës që në shumë raste paraqet një paralele të saj. Prandaj, nuk mendoj se ka një pikë të dëshirueshme, posaqërisht kur bëhet fjalë për zhvillimin e ideve të mija jashtë interpretimit klasik, siç janë veprat autoriale: Librimultimedial “Shoshë” 2010 i cili përmban video performanca të shumta, pastaj ‘HyperCreation’ performanca autoriale e realizuar në Prishtinë 2016 dhe Paris në‘Centre de Recherche Interdisipinaire’ 2017, Audio CD-ja me emrin “Trekandshi“ 2018, si dhe projekti i fundit, Multimedial Watercycle në vitin 2019′, është shprehur Çitaku.

Përveç skenës, Çitaku është profesoreshë në Departamentin e Muzikës, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Ajo flet për punën e saj dhe tregon për mundësitë e mira që kanë studentët sot.

“Aktualisht jam profesoreshë në UP në Fakultetin e Arteve si mësimdhënëse e flautit. Deri më tani kam udhëhequr 9-të edicione të Festivalit Bienal Ndërkombëtar “Tingujt e flautit” që nga viti 2002. Gjenerata ime ka kryer shkollimin në sistemin paralel. Atëherë nuk kemi qenë të hapur me botën në formën siç e kanë studentët e mi”.

“Si gjeneratë e pasluftës, ne kemi qenë shumë të motivuar dhe ambicioz. Tani interneti ka krijuar mundësi të mëdha për të parë në çdo çast se çfarë interpretojnë artistët-flautistet më të mirë të botës dhe ky informim ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre si muzikantë”, shtoi flautisja.

Erëmira Çitaku

Teksa tregoi për studentët e saj, ajo kujtoi kohën e saj të studimeve dhe inciativën si gjeneratë që kishin marrë për të organizuar Festivalin Ndërkombëtar “Tingujt e flautit”, i cili është funksional edhe sot.

“Si gjeneratë kemi qenë të motivuar dhe të etshëm për të punuar në pasluftë, pra në periudhën e lirisë. Kështu, unë bashkë me disa entuziastë të tjerë kemi marrë nismën për organizimin e Festivalit Ndërkombëtar “Tingujt e flautit” në Prishtinë, fillimisht si një ambicie për të komunikuar dhe shkëmbyer përvojat me muzikantë e profesorë nga e gjithë bota”.

“Deri më tani ky festival ka sjellë shumë artistë e profesorë me renome botërore nga Franca, Italia, Zvicra, Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e të tjerë, ndër të cilët janë: Peter Lukas Graf (Zvicër), Pierre Yves Artaud (Francë), Robert Dick (SHBA), Ute Volker dhe Angelika Sheridan (Gjermani), Fuminori Tanada (Francë)”, tha Çitaku.

Gjersa tregon për projektin e saj të radhës, ajo ka edhe një mesazh për të rinjtë.

Projekti i radhës e ka emrin “Lisa” dhe ka të bëjë me periudhen e pandemisë. Ndërsa mesazhi im për të rinjtë është që të mos dorëzohen kurrë apo të shkurajohen nga situatat e vështira sepse puna gjithmonë shpërblehet dhe del në pah. Jeta është e bukur”, përfundoi flautistja, Erëmira Çitaku.

Erëmira Çitaku

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika