Këngëtari i njohur për publikun shqipfolës, Bertan Asllani i cili po e zhvillon karrierën e tij tashmë si aktor në Turqi po vazhdon të korr suksese të mëdha në tregun turk.
Bertani, i cili u komentua shumë për rolin e tij tek seriali “Yabani” ku morri rol kryesor i heshti të gjithë kritikët me paraqitjen e tij fantastike.
Së bashku me partneren e tij në serial, Rojbin Erden, Asllani ka fituar çmimin e famshëm “Çifti i vitit më i mirë në serial” me rolet e tyre Asi dhe Alaz.
Duket se ky do të jetë vetëm fillimi për aktorin shqiptar, pasi që është e pamohueshme se ai do të korr edhe më shumë suksese tjera me rolet që veçse është në diskutim e sipër me shtëpitë e filmit në Turqi.
Shumë shpejt, Bertanin do ta shohim me një projekt edhe në platformën e njohur Netflix.