Të enjten, nis samiti dyditor i BE-së në Bruksel

Të enjten do të mbahet samiti dyditor i Bashkimit Evropian në Bruksel. Në mesin e pikave kryesore që pritet të diskutohen nuk gjendet tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, diskutimet do të fokusohen kryesisht te lidhja e BE-së me rajonin dhe rruga evropiane e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë

Flamuri i Bashkimit Evropian

Të enjten e 23 qershorit, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian(BE), do të takohen  në një samit dyditor në Bruksel, të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

BE-ja njoftoi se presin shkëmbim të mendimeve me partnerët e Ballkanit Perëndimor për mundësitë për forcimin e procesit të anëtarësimit, përkatësisht, përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Udhëheqësit e Këshillit Evropian pritet t’i takojnë liderët e Ballkanit Perëndimor mëngjesin e së enjtes.

Në takimin me KE-në, Kosova pritet të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Në mesin e pikave kryesore që pritet të diskutohen nuk gjendet tema e liberalizimit të vizave për Kosovën, derisa përmendet çështja e anëtarësimit në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Presidenti i KE-së, Charles Michel ka folur për rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka për BE-në dhe anasjelltas.

Megjithatë, ka gjasa që heqja e vizave ndaj kosovarëve të futet në rendin e ditës.

Kjo, pasi në njoftimin e Këshillit Evropian thuhet se mund të trajtohen çështje specifike të politikës së jashtme.

Projekt-konkluzionet që do të miratohen nga udhëheqësit e BE-së për Ballkanin Perëndimor, përsërisin mbështetjen për perspektivën e anëtarësimit në BE për vendet e rajonit, duke bërë thirrje për reforma të vazhdueshme dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Për momentin, në samitin e sotëm nuk pritet të merren vendime konkrete për hapat e rinj të vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.

Pas takimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, rreth mesditës, është planifikuar fjalimi i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, pasuar nga një konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski, si dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa pasdite, në orën 15:00, liderët e BE-së do të fillojnë samitin e tyre të rregullt, ku dita e parë do t’i kushtohet situatës në Ukrainë, dhe kandidaturat e Ukrainës, Moldavisë e Gjeorgjisë për anëtarësim.

Gjatë darkës, liderët e BE-së në Bruksel pritet të mbështesin propozimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate dhe që Gjeorgjia të marrë “dritën jeshile” për kandidaturë pas përmbushjes së kushteve shtesë.

Samiti përfundon të premten pasdite me një konferencë të përbashkët shtypi të presidentëve të Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Francës, pasi vendi përfundon presidencën e tij gjashtëmujore të radhës të BE-së.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika