Mehmeti i AKR-së: Përpjekja për të ushtruar ndikim partiak është shkelje e rëndë e demokracisë

Kreiu i asamblistëve i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka njoftuar se është ndaluar për 48-orë pasi shkuli mikrofonin e Kuvendit Komunal në Prishtinë.

E për këtë ka reaguar Gëzim Mehmeti nga radhët e AKR-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës ku ka deklaruar se “asambleistët janë zëri i popullit” në institucionet vendimarrëse. Teksa ka shtuar se çdo përpjekje për të ushtruar ndikim partiak është “shkelje e rëndë e demokracisë” por edhe vepër penale.

Mehmeti përmes një postimi në ‘Facebook” ka shkruar se demokracia është ” e fortë” kur respektohet vullneti i qytetarëve dhe kur asambleistët punojnë në shërbim si të “pandikuar”.

“Asambleistët janë përfaqësuesit e popullit dhe zëri i tij në institucionet vendimmarrëse dhe kanë detyrën të marrin vendime të bazuara në argumente, prova materiale dhe në interes të qytetarëve. Çdo përpjekje për të ushtruar ndikim individual apo partiak është shkelje e rëndë e demokracisë dhe vepër penale sipas ligjit. Në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtës për të votuar dhe vendosur pa presione, ne duhet të ruajmë integritetin dhe pavarësinë. Demokracia është e fortë vetëm kur respektohet vullneti i qytetarëve dhe kur asambleistët punojnë në shërbim të tij, të pandikuar”, ka shkruar Mehmeti.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika