Një grua në Klinë raporton se u rrah nga burri dhe kunati i saj në Gjermani

Një grua në Klinë ka raportuar se është dhunuar nga burri dhe kunati i saj gjatë qëndrimit në Gjermani, ndërsa të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar pas intervistimit

Foto ilustruese

Një grua në Klinë ka raportuar se është dhunuar nga bashkëshorti dhe kunati i saj gjatë kohës që ata ndodheshin në Gjermani.

Sipas njoftimit të Policisë, dy të dyshuarit janë arrestuar të hënën.

Pas intervistimit, ata janë liruar me vendim të prokurorit dhe janë lënë në procedurë të rregullt.

Viktima, e cila ka raportuar rastin në polici, është dërguar për kontroll mjekësor.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se rasti është në procedurë hetimore.

“Klinë / 07.12.2024-16:00.  Raportohet se viktima femër kosovare derisa kanë qenë në Gjermani, bashkëshorti dhe kunati i saj,  dy të dyshuarit meshkuj kosovar kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Me  09.12.2024 janë arrestuar dy të dyshuarit  dhe pas intervistimit  me vendim të prokurort janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar  për kontroll mjekësore. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika