Nexhmi Rexhepi zgjidhet kryetar i Gjykatës Kushtetuese

Nexhmi Rexhepi është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke pasuar Gresa Caka-Nimanin pas përfundimit të mandatit të saj më 31 dhjetor

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar se Nexhmi Rexhepi është zgjedhur si kryetar i ri i kësaj gjykate.

Vendimi është marrë gjatë një seance administrative të zhvilluar më 10 dhjetor, e martë.

Mandati i Rexhepit do të fillojë më 31 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit nëntëvjeçar të kryetares aktuale, Gresa Caka-Nimani.

“Mandati i Kryetarit në ardhje të Gjykatës do të filloj më 31 dhjetor 2024, pasi që Kryetarja aktuale, znj. Gresa Caka-Nimani, të përfundojë mandatin nëntë (9) vjeçar të paraparë për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, sipas përcaktimeve të paragrafit 2 të nenit 114 [Përbërja dhe Mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjyqtari Safet Hoxha është zgjedhur zëvendëskryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika