“Gërvalla e Peci ndjekin interesat personale”, partia Guxo në Ferizaj tërhiqet nga gara për zgjedhjet

Partia “Guxo” dega në Ferizaj ka njoftuar tërheqjen e plotë nga gara zgjedhore e 9 shkurtit, duke akuzuar dy bashkëkryetarët, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, për ndjekjen e interesave personale në dëm të partisë

Kryesia e Degës në Ferizaj e Partisë GUXO ka njoftuar se ka marrë vendim për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

Sipas njoftimit, ky vendim vjen pas një procesi diskutimesh të thella dhe pas shqyrtimit të situatës aktuale brenda partisë.

Anëtarët e Kryesisë kanë theksuar se shkaqet që çuan deri te ky vendim janë interesat personale të dy bashkëkryetarëve, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, kanë dëmtuar unitetin dhe qëndrueshmërinë e degës dhe kanë anashkaluar interesat e partisë.

Kryesia e Dega Ferizaj po ashtu ka shprehur pakënaqësi për mosrespektimin e vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm, mungesën e komunikimit dhe shkeljet hierarkike që kanë minuar besimin dhe identitetin e partisë.

Njoftimi i plotë:

– Në mbledhjen e mbajtur më 09.12.2024 të Kryesisë së Partisë GUXO – Dega Ferizaj, u diskutua cështja e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 dhe përfaqësimi ynë në garë me kandidatë të mundshëm për deputetë, duke pasur parasyshë që jemi ndër degët më të organizuara të Partisë GUXO në nivel nacional, e cila degë në nivel qëndror përfaqësohet me 2 deputetë dhe me dy asambleiste në Kuvendin Komunal – Ferizaj, duke shpërfaqur potencial votash të cilën nuk e ka pasur asnjë degë e Partisë GUXO në nivel shteti.

– Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik.

– Shkaqet që çuan deri te ky vendim janë:

1. Ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj.

2. Mosrespektimi i propozimit të Këshillit të Përgjithshëm që të mbajmë e të ruajmë identitetin tonë politikë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

3. Shkelja dhe përbaltosja e maksimës dhe motos tonë që: “E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë”!

4. Shkeljet hierarkike partiake.

5. Mbyllja totale dhe mungesa e komunikimit me strukturat partiake.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika