Bislimi: Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës

Qeveria e Kosovës ka dënuar përpjekjet e Serbisë për të bllokuar donacionin e dedikuar për bujqit shqiptarë në Luginën e Preshevës. Zëvendëskryeministri Besnik Bislmi ka thënë se ndërhyrja serbe në këtë proces përbën diskriminim ndaj komunitetit shqiptar dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të ndërhyjnë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar një donacion të dedikuar për subvencionimin e bujqve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Ky donacion, i iniciuar me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka për qëllim përmirësimin e jetës së komunitetit shqiptar dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik në këto komuna, të cilat mbeten ndër më të varfërat në Serbi, me nivele të larta papunësie, veçanërisht tek të rinjtë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës dënon ashpër përpjekjet e autoriteteve serbe për të ndaluar donacionin e dedikuar për subvencionimin e bujqëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky donacion, i inicuar me kërkesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, synon të përmirësojë jetën e komunitetit shqiptar dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik të rajonit patur parasysh që edhe më tej komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë ndër komunat më të pazhvilluara në Serbi, ndër më të varfërat me papunësi të lartë e veçanërisht tek të rinjtë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Sipas Bislimit, më 26 tetor, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për aplikime, duke pranuar mbi 1,178 kërkesa nga bujqit lokalë. Megjithatë, më 10 dhjetor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Ministria serbe për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave ndërhyri duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike.

Kjo ndërhyrje, sipas Bislimit, përbën një tjetër akt diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Më 26 tetor 2024, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpalli thirrjen publike për bujqit, duke pranuar mbi 1,178 aplikime. Ndërkohë, Ministria e Serbisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe Dialog Social, ka ndërhyrë për të bllokuar këtë proces, duke kërkuar anulimin e vendimit për thirrjen publike. Pikërisht më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë i është mbivendosur privimi nga mundësia e ndihmës nga Republika e Kosovës.

Serbia nuk ka asnjë të drejtë të pengojë mbështetjen tonë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ftojmë Bashkimin Evropian, OSBE-në, shtetet e Quint-it dhe organizatat e tjera ndërkombëtare të monitorojnë këtë situatë dhe të veprojnë për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Qeveria e Kosovës qëndron e përkushtuar për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe identitetin kombëtar, kulturor e gjuhësor”, ka shtuar Bislimi.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika