Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka prezantuar Qefsere Kuçin si kandidate për deputete të kësaj partie.
Prezantimi u bë përmes një videoje në Facebook, ku Krasniqi e përshkroi Kuçin si një profesioniste të shquar dhe grua të përkushtuar.
“Kam kënaqësinë të mirëpres si kandidate për deputete Dr. Qefsere Kuçi – oftamologe e dalluar në QKUK dhe grua e jashtëzakonshme që mishëron përkushtimin, sakrificën dhe shërbimin ndaj popullit tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.