Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar pranimin e Jeta Zymberi-Selmanit si kandidate për deputete në ekipin e partisë së tij për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Krasniqi ka theksuar se Zymberi-Selmani, njihet për përkushtimin e saj në kulturë dhe avokim social, dhe është shpallur Ambasadore e Paqes nga një rrjet ndërkombëtar për evolucionin socio-ekonomik.
Krasniqi e ka përshkruar atë si një “zë të së vërtetës dhe të përkushtimit për një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës”.
“Me energjinë, përvojën dhe dashurinë e saj të pakusht për Kosovën, Jeta vjen si një forcë e re dhe e nevojshme në PDK. Ajo mishëron vlerat e integritetit, punës së palodhur dhe përkushtimit për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar në Facebook, Krasniqi.