NLB Banka dhe BERZH-i nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për investime të gjelbra

10 milionë euro kredi për investime të gjelbra në sektorin e banimit dhe në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM-të); mbështetje nga Bashkimi Evropian, Danimarka dhe Japonia

NLB Banka është tashmë bankë partnere e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, BERZH-i i ka siguruar dy kredi në vlerë totale prej 10 milionë euro për NLB Banka. Qëllimi i këtyre kredive është t’i mundësojë Bankës të mbështesë më tej NVM-të dhe sektorin e banimit në Kosovë.

Nga financimi i përgjithshëm, 5 milionë euro në kuadër të Instrumentit të Financimit të Ekonomisë së Gjelbër (IFEGJ) do të kanalizohen për t ‘ua mundësuar banorëve individualë, kolektiveve të strehimit, kompanive të ndërtimit dhe sektorit publik që të investojnë në efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme. Kredimarrësit do të jenë në gjendje t’i përmirësojnë shtëpitë dhe ndërtesat private me teknologji të gjelbra me performancë të lartë, materiale të qëndrueshme dhe zgjidhje inovative.

Me instalimin e suksesshëm të teknologjive të gjelbra, pronarët e shtëpive do të përfitojnë pagesa stimuluese deri në 20 për qind të vlerës së kredisë. Krahas mbështetjes financiare, ata do të marrin udhëzime për përzgjedhjen dhe blerjen e pajisjeve me energji efiçiente, siç janë izolimi, dritaret, pompat termike dhe panelet solare. Kjo kredi po mbështetet nga Bashkimi Evropian (BE-ja), përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe nga Japonia dhe Danimarka.

Projekti i dytë është një kredi në shumë deri në 5 milionë euro në kuadër të programit të BERZh-it për NVM-të “Go Green”, i cili ofron financim të gjelbër për NMVM-të në bashkëpunim me BE-në. Ky program pritet t’i ulë emetimet e gazrave serrë në vend, duke mundësuar investime në efiçiencë të energjisë, efiçiencë të resurseve dhe projekte të energjisë së ripërtëritshme.

Të paktën një e treta e kësaj kredie do të orientohet kah sektori i agrobiznesit dhe zinxhirët e tij të vlerës, ndërsa 25 përqind e fondeve do t’u dedikohen bizneseve që drejtohen nga gratë. Kredia e BERZh-it do të plotësohet me asistencën teknike të financuar nga BE-ja, që synon t’i mbështesë kompanitë vendore dhe Bankën me trajnime për ndërtim të kapaciteteve.

Përveç kësaj, NMVM-të do të kenë të drejtë në pagesa stimuluese: 15 për qind e vlerës së kredisë për investimet në energjinë e ripërtëritshme në sektorin e agrobiznesit dhe zinxhirët e tij të vlerës, ndërsa 10 për qind për investime të tjera të pranueshme në ekonomi të gjelbër. Pagesat stimuluese do të merren pasi investimi të ketë përfunduar dhe të jetë validuar me sukses.

Sergiy Maslichenko, Shef i BERZh-it në Kosovë, tha: “Jemi krenarë që po e nxisim tranzicionin në energji të gjelbër në Kosovë, ku ai është shumë i nevojshëm. Meqë ky vend mbështetet shumë në prodhimin nga thëngjilli, investimet tona të gjelbra e luajnë një rol tejet të rëndësishëm në uljen e emetimeve të gazrave serrë dhe në përcaktimin e një standardi për një të ardhme të qëndrueshme. Në bashkëpunim me NLB Bankën në Prishtinë, ne synojmë ta zgjerojmë qasjen në financimin e gjelbër në sektorë të ndryshëm, duke i fuqizuar pronarët e shtëpive dhe NMVM-të që ta përqafojnë energjinë e ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë.”

NLB Banka në Prishtinë është banka e dytë më e madhe komerciale në Kosovë dhe një partner i BERZh-it qe një kohë të gjatë. Banka është e përqendruar fuqishëm në kredidhënie për NVM-të dhe korporatat dhe e ruan një prani të fuqishme në segmentin e shitjes me pakicë në vend.

Gem Maloku, Ushtrues i Detyrës së Kryesuesit të Bordit Menaxhues të NLB Bankës në Prishtinë, tha: “Jemi jashtëzakonisht mirënjohës që po e zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë me BERZh-in në mbështetje të një prej vlerave tona thelbësore – duke kontribuar pozitivisht në mjedis. Ky partneritet e dëshmon një përkushtim të fuqishëm për ta stimuluar ekonominë e gjelbër dhe për ta promovuar ndërmarrësinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën. Ne besojmë se kjo aleancë do të japë rezultate të jashtëzakonshme, duke na e mundësuar që t’i fuqizojmë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në një agjendë të gjelbër dhe ta krijojmë një të ardhme më premtuese”.

BERZh-i i ka investuar 692 milion euro që kur e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 2012 në Kosovë.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika