Bylbyl Sokoli i bashkohet Vetëvendosjes, e prezanton Kurti

Bylbyl Sokoli, trajner i njohur dhe ish-futbollist, është bashkuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe është prezantuar nga kryeministri Albin Kurti

Trajneri i njohur dhe ish-futbollisti, Bylbyl Sokoli, i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është prezantuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka vlerësuar kontributin e Sokolit në zhvillimin e sportit në Kosovë.

Kurti ka theksuar se përvoja dhe dijet profesionale të Sokolit do të jenë një shtesë e rëndësishme për qeverisjen e ardhshme të Kosovës, ku sporti do të mbetet një prioritet shtetëror.

“Profesor Bylbyl Sokoli ka një kontribut tejet të çmueshëm në zhvillimin e sportit. Përvoja dhe dija profesionale është vlerë e shtuar për qeverisjen tonë të ardhshme që edhe më tej do ta ketë sportin prioritet shtetëror,” ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

“Nga sot jemi edhe më të fortë në betejën tonë të 9 shkurtit”, ka shkruar tutje Kurti.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika