Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar dy rezoluta me shumicë dërrmuese që kërkojnë një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe mbështetje për agjencinë e OKB-së që ndihmon refugjatët palestinezë, UNRWA.
Rezolutat, të votuara të mërkurën pas dy ditësh diskutime, morën mbështetjen e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare: 158 vota pro për armëpushimin dhe 159 vota pro për mbështetjen e UNRWA-s.
Vetëm nëntë vende votuan kundër, përfshirë Izraelin dhe aleatin e tij të ngushtë, Shtetet e Bashkuara, ndërsa kishte disa abstenime.
Rezolutat nuk janë ligjërisht të detyrueshme, por pasqyrojnë opinionin botëror.
Ato erdhën pasi SHBA kishte vendosur veto në Këshillin e Sigurimit më 20 nëntor ndaj një rezolute që kërkonte armëpushim të menjëhershëm.
Vetoja e SHBA-së u bazua në argumentin se rezoluta nuk përfshinte lirimin e pengjeve të marra nga Hamas gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, që shkaktoi përshkallëzimin e konfliktit.