Një vajzë është plagosur të mërkurën në Prishtinë nga një i dyshuar, i cili është arrestuar në orët e para të së enjtes.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Viktima ka marrë tretman mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 07.12.2024-04:00. Me 11.12.2024 pas pranimit të një informate se një vajzë është e plagosur me armë zjarri, Njësiti policor ka arritur që fillimisht ta identifikon të dyshuarin mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte qëlluar me armë zjarri viktimën femër kosovare. E njëjta ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori, ndërsa i dyshuari është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.