Rama para samitit: Nuk pres ndonjë zgjidhje për çështjen e Bullgarisë

Kryeministri Rama para samitit të BE-së ka deklaruar duke thënë se e konsideron të turpshme qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me Bullgarinë, pasi kjo e fundit ende nuk e ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mos bërë të mundur edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para hyrjes në samitin e BE-së

“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari”, kështu ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten e 23 qershorit, i cili ndodhet në Bruksel në kuadër të samitit dyditor të Bashkimit Evropian.

Sa i përket rënies së Qeverisë Bullgare, ai ka thënë se është kjo çështje është turp për Evropën.

“Po e përsëris përkundër optimizmit të ngritur të disa edhe këtu në Bruksel nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë nëse do të zgjidhet, do të jetë motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet”, është shprehur Rama.

Sipas Ramës, një vend i NATO-s mban peng dy vende të tjera të NATO-s nën vëzhgimin e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence

“E gjithë kjo po ndodh në mes të një lufte shumë të nxehtë në pjesën e pasme të oborrit’ të Evropës”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.

No description available.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama para hyrjes në samitin e BE-së

Rama e konsideron të turpshme qëndrimin e Bashkimit Evropian në lidhje me Bullgarinë, pasi kjo e fundit ende nuk e ka hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke mos bërë të mundur edhe hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama u shpreh pak para fillimit të Samitit të BE-së, se Bullgaria po zvarrit dy vende anëtare të NATO-s nën mbikëqyrjen e vendeve anëtare të Unionit.

Ndërsa, sa i përket iniciativës së Ballkanit të Hapur, ai ka thënë se kjo nismë është e hapur për të gjithë.

“Ballkani i Hapur është përgjigjja e duhur në këtë situatë, përderisa rruga për në integrim evropian nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë Rama.

Por sipas tij, ky integrim së pari duhet të kryhet në rajon.

Ai ka thënë se Shqipëria është duke i bërë punët e veta, për të qëndruar në rend me vlerat e Bashkimit Evropian.

Ndryshe, liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian (BE), do të takohen në samitin dyditor në Bruksel, të paraprirë nga një takim i krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Takimi i liderëve të BE-së dhe gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor fillon në orën 09:30 në ndërtesën e Këshillit Evropian.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika