Nga Edona Llalloshi e deri te Lumbardh Salihu – këto janë figurat e famshme që do t’i futen garës për deputetë

Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025, emra të njohur nga muzika dhe arti, si Edona Llalloshi, Genc Prelvukaj, Lumbardh Salihu, Burim Demiri, Adriana Matoshi dhe Eliza Hoxha, do të konkurrojnë për vende në Kuvendin e Kosovës

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Kosovë do të mbahen në fillim të vitit 2025, gjegjësisht me datën 9 shkurt.

E në listat e kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së, PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje pati edhe shumë emra befasues, të cilët po ‘luftojnë’ për të zënë një karrige në Kuvend.

Një ndër ta ishte edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, e cila ka aderuar në Vetëvendosje, me numrin 19.

Lajmin për aderimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje e zyrtarizoi edhe vet lideri i kësaj partie, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, shkroi Albin Kurti në Facebook.

Një tjetër emër që do jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, në kuadër të PDK-së, është edhe Genc Prelvukaj.

Artisi i njohur paralajmëroi angazhime konkrete për ndryshime të prekshme në qeverisjen e ardhshme, përfshirë rikthimin e fokusit tek interesat e qytetarëve dhe fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

E veç tyre, pretendenti i radhës për karrigen e deputetit është edhe Lumbardh Salihu, si pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Fituesi i Big Brother VIP Kosova 2 u shpreh i lumtur dhe theksoi se do të japë maksimumin e tij.

“E shoh këtë mundësi si një përgjegjësi të madhe dhe jam plotësisht i përkushtuar për të dhënë kontributin tim maksimal, duke synuar mbështetjen e qytetarëve tanë, që LDK të dalë fituese në këto zgjedhje. Programi ynë, “Rruga e Re”, ofron një vizion të qartë për zhvillimin dhe një të ardhme më të ndritur për vendin tonë”, deklaroi Salihu ditë më parë.

Një tjetër këngëtar garon për në zgjedhjet e 9 shkurtit, por që nuk është edhe shumë i njohur për publikun.

Burim Demiri nga Gjilani bëhet e ditur se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga partia në pushtet edhe këto zgjedhje kandidate do të jetë aktorja Adriana Matoshi, e cila po konkurron të fitojë mandatin e dytë si deputete pas atij që e fitoi në zgjedhjet e 14 shkurtit të 2021-ës.

E sërish nga PDK do të jetë kandidate për deputete ish-këngëtarja e njohur, Eliza Hoxha./Telegrafi

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika