USAID kërkon nga Qeveria e Kosovës rritjen e nivelit të transparencës buxhetore. Sipas rezultateve nga “Anketa e Buxhetit të Hapur 2023 për Kosovën”, Kosova renditet e treta ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor në këtë aspekt.
Ndërsa, në aspektin e pjesëmarrjes së publikut, Kosova ka marrë rezultat të ulët, me mesatare prej vetëm 9 nga 100 pikë.
Në prezantimin e rezultateve të OBS-së, drejtori i zyrës së Rritjes Ekonomike në USAID Kosovë, Alexander Albertine, ka theksuar nevojën e përmirësimit të vendit në këtë drejtim. Ndërsa ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të punojnë bashkë për t’u siguruar si transparenca të jetë pjesë integrale e punës së qeverisë.
Ndërkaq, Rrona Zhuri nga ky institut ka thënë se Kosova ka më shumë hapësirë për përmirësim në përfshirjen e qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në gjitha fazat e hartimit të buxhetit dhe ekzekutimit, duke shtuar se duhet të ofrohen mundësi për më shumë komente.
Në anën tjetër, drejtori i Departamentit të Buxhetit në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Salvador Elmazi ka thënë se do të mundohen të jenë sa më afër realizimit të këtyre objektivave.
Ndërsa ka përmendur edhe komunat të cilat nuk e kanë aprovuar buxhetin me kohë, siç tha ai, gjitha këto aprovimet e vonshme shkaktojnë telashe shtesë.
Kjo analizë është fokusuar në tri institucionet kryesore, në Kuvendin e Kosovës, Ministrinë e Financave dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit./KP