Me iniciativën e programit “Radar”, shtypshkronja “Dukagjini” sot ka botuar 4000 ekzemplarë të librit “Përrallat e heronjëve të padukshëm” të Organizatës për Fëmijë pa Kujdes Prindëror” (OFAP).
Ky libër përmban rrëfimet e fëmijëve të braktisur.
Autorja Albanë Hoti, tha se e veçanta e këtij libri është se të gjithë fëmijët janë kthyer në formë të personazheve të përrallave.
Ajo tregon vështirësitë mbi të cilat kalojnë këta fëmije e deri tek gjetja e një familje siç përshkruhet në libër “shtëpi e përhershme”.
Në shenjë falenderimi organizata (OFAP) ndau mirënjohje për drejtoreshën e Radio Dukagjinit, njëherit autoren e programit Radar, Edita Dolin.
Iniciativa e Radar: Shtypshkronja “Dukagjini” boton librin “Përrallat e heronjëve të padukshëm”
Me iniciativën e programit “Radar”, shtypshkronja “Dukagjini” sot ka botuar 4000 ekzemplarë të librit “Përrallat e heronjëve të padukshëm” të Organizatës për Fëmijë pa Kujdes Prindëror” (OFAP)