“Ushtarët gjermanë, polakë dhe amerikanë në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR, zhvilluan të premten një aktivitet trajnimi të përbashkët në Kampin Bondstil.
Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në një postim të KFOR-it sot në Facebook.
KFOR-i përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se vazhdon të zbatojë mandatin e tij për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet përkatëse si reagues të sigurisë