APK-ja fuqizon mekanizmat për trajtimin e korrupsionit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka mandat për të parandaluar korrupsionin dhe për të zbatuar politikat shtetërore, ka thënë Yll Buleshkaj, drejtor i kësaj Agjencie.

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka mandat për të parandaluar korrupsionin dhe për të zbatuar politikat shtetërore, ka thënë Yll Buleshkaj, drejtor i kësaj Agjencie.

Ai përmend zhvillimin e mekanizmave ligjor për trajtimin e konflikteve të interesit, deklaratave të pasurisë dhe dhuratave, si dhe auditimin e këtyre regjistrave.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka mandat për të parandaluar korrupsionin dhe për të zbatuar politikat shtetërore në parandalimin e korrupsionit. Ne kemi zhvilluar të gjitha mekanizmat ligjor që kërkohen qoftë trajtimin e rasteve të konflikt interesit qoftë për pranimin e deklarimit të pasurisë dhe verifikimin e këtyre deklarimeve. Po ashtu kemi zhvilluar mekanizimin adekuat për pranimin e raportit të dhuratave dhe auditimin e këtyre regjistrave të këtyre dhuratave sepse është mekanizëm mjaftë më i rëndësishëm, po ashtu kemi zhvilluar edhe anën tepër të rëndësishëm të analizave këtë vit ne kemi zhvilluar për herë të parë, kemi zbatuar një metodologji të zhvilluar nga Këshilli i Evropës ku kemi identifikuar opsionet që kanë rrezikshmërinë më të madhe nga ana e korrupsionit kemi zhvilluar mekanizma te kapacitetit tona edhe për shqyrtimin e legjislacionit për masat kundër korrupsion sepse ka mjaftë raste ku nxjerrin në akt ligjor apo nën ligjor, i cili legjitimon në një formë të keqpërdorimit, dhe ligji na jap këtë mundësi të trajtojmë këto raste dhe të japin rekomandime të cilat pastaj institucionet janë të obliguar të shqyrtojnë”, ka thënë Buleshkaj.

Ai theksoi se Agjencia mund të bëjë publike raportet e saj dhe të ushtrojë presion publik ndaj institucioneve për të parandaluar keqpërdorimin, nëse rekomandimet e saj nuk merren parasysh.

“Nëse ne besojmë që rekomandimet tona kanë qenë të obligueshme që të merren parasysh, ne mund të bëjmë publike këto raporte tona dhe të përdorim presionin publik ndaj institucioneve për të parandaluar format e ndryshme të keqpërdorimit. Kemi fuqizuar edhe mekanizmin e sinjalizimin e jashtëm. Kemi fuqizuar njësinë për trajtim të rastit të sinjalizimit, e cila është brenda agjencisë. Ajo njësi më raporton direkt mua dhe në këtë formë kanë treguar vullnetin e agjencisë për të fuqizuar si mekanizëm dhe për të dhënë të gjitha burimet njerëzore dhe financiare për të realizuar këtë detyrë në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi ai.

Tutje, drejtori i APK-së përmendi fuqizimin e mekanizmit të sinjalizimit të jashtëm dhe të njësisë për trajtimin e rasteve të sinjalizimit, e cila raporton drejtpërdrejt te ai. Buleshkaj theksoi angazhimin e agjencisë për të ofruar burimet e nevojshme për realizimin e këtyre detyrave.

“Këtë vit kemi dyfishim të rasteve të vitit të kaluara, nëse kemi pasur 20 raste vitin e kaluar këtë vit i kemi 40, kemi dyfishim dhe është si rezultat i kësaj qasjes së re. Fillimisht duke pasur burimet njerëzore dhe financiare dhe po ashtu duke krijuar lehtësi dhe tek raportuesit duke mundësuar që zyrtarët tonë të shkojnë dhe të flasim dhe të marrin informata kudo në Kosovë, ku ka pasur diçka për të raportuar si sinjalizues. Ta kemi të qartë rastet e sinjalizimit duhet të plotësojnë dy kushtet themelore, sinjalizim duhet të jetë i punësuar dhe sinjalizimi duhet të bëjë me interes publik. Nëse dikujt i shkelet vetëm një e drejtë personale e tij nuk ka ndonjë promovim të caktuar, nuk mund të konsiderohet si interes publik. Por, nëse është zhvilluar një praktikë e keqe në institucion i cili ka dëmtuar qoftë financat apo ka dëmtuar qytetarët e Kosovës është subjekt i trajtimit të agjencisë”, ka deklaruar Buleshkaj.

Yll Buleshkaj theksoi se Agjencia ka mundësinë të marrë masa ndaj zyrtarëve dhe të përmirësojë proceset.

Ai tha se nëse ka dyshime për vepra penale, Agjencia mund të përgatisë dhe dërgojë kallëzime penale te prokuroria.

“Ne mund të marrim masa, qoftë ndaj zyrtarëve qoftë përmirësimin e procesit. Nëse dyshohet që ka vepër penale ne mund të përgatitemi dhe informata apo kallëzime penale për prokurorinë adekuate. Ne kemi tentuar që të kemi qasje praktike dhe një qasje të re edhe në bashkëpunim me prokurorinë, përderisa në vitin 2022 kemi dërguar më shumë se 270 raste në prokurori, në vitin në vazhdim kemi tentuar duke parë edhe mënyrën se si i trajton prokuroria që rastet që trajton prokurori në mënyrë të vazhdueshme i hedh, ne shohim mundësi të tjera për të trajtuar, sepse ligji i ri na ka dhënë mundësi edhe për tërheqjen e vërejtjes së zyrtarëve, na ka dhënë mundësi ligji i ri të përdorim mekanizma të tjerë. Nëse në vitin 2022 kemi pasur mbi 270, në vitin e kaluar kemi pasur mbi 100 dhe këtë vit kemi mbi 15 kallëzime penale”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika