Ismaili: Faleminderit Zvicër për mbështetjen masive, me ju Kosova mundet ma mirë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka marrë pjesë në takimin e madh me bashkatdhetarë në Zvicër.

Në këtë takim, Ismaili ka thënë se kanë marrë mbështetje të madhe, por edhe besimin e palëkundur të mërgimtarëve, në misionin e Partië Demokratike të Kosovës për një Kosovë ma të mirë.

“Në Cyrih morëm shumë përkrahje e besim për të punu për vizionin tonë për një Kosovë ma të mirë. Pashë shumë entuziazëm e vullnet që së bashku me diasporën të ecim së bashku drejt një të ardhme ma të mirë për Kosovën”, ka shkruar Ismaili.

Ai ka falënderuar mërgimtarët për prezencën në këtë takim, duke u lënë takim në fitoren e 9 shkurtit.

“Faleminderit Zvicra e shihemi në fitoren tonë me 9 shkurt! Kosova mundet ma mirë. Bedri Hamza për Kryeministër”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika