Dy persona kanë pësuar lëndime gjatë një gare “Off Road” të zhvilluar të dielën në Shtime, pasi automjeti i tyre është rrokullisur.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:25, sipas Policisë së Kosovës.
Shoferi 35-vjeçar dhe pasagjeri 23-vjeçar, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u dërguan në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Shtime për trajtim mjekësor.
Pas marrjes së ndihmës, ata janë liruar.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
“Rreth orës 13:25 kemi pranuar një informatë se gjatë garës ‘Off Road’ në Shtime, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarit janë trajtuar në QMF dhe më pas janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.