Kurti s’pranon të flas për “Ftesën e Prokurorisë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka “refuzuar” të flas rreth ftesës së bërë nga Prokuroria Speciale ku ishte ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.

Gazetarja e TV Dukagjinit, Dorentina Thaqi ka bërë të ditur se pavarësisht insistimit të gazetarëve, Kurti nuk ka pranuar të flas rreth çështjes për ftesën e Prokurorisë.

Kurti sot është kthyer nga vizita zyrtare e bërë fillimisht në Kroaci pastaj edhe në Slloveni.

Ndërsa, aktualisht Kurti është pjesëmarrës i ngjarjes nga Organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve (VORAE) i cili mban edicionin e IV-të të eventit “Let’s Talk” 2024.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika