Kosova marrëveshje me gjigantin turk të prodhimit të armëve “MKE”

Për herë të parë në historinë e Kosovës është nënshkruar një marrëveshje që parasheh prodhimin e municionit “Made in Kosova”. Pas dakordimit për detajet, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se përpos makinerisë prodhuese, kontrata me prodhuesit shtetëror turk të armëve, “MKE”, parasheh trajnimin e stafit, mirëmbajtjen si dhe pajisje për testim të cilësisë dhe kalibrim

Në rast se ajo çka thotë Kryeministri bëhet realitet atëherë i bie që Kosova ka nënshkruar marrëveshje historike e cila i hapë rrugë prodhimit vendor të municionit sipas standardeve të NATO-s.

Për marrëveshjen për funksionalizimin e fabrikës së municionit ka informuar i pari i Qeverisë e pak minuta më vonë edhe Zyra e Kryeministrit, ku treguan se krahas makinerisë prodhuese, kontrata parasheh edhe trajnimin e stafit, mirëmbajtjen për një kohë të caktuar, dhe pajisje me sisteme për testim të cilësisë dhe kalibrim.

Zyra e Kryeministrit njoftoi “Pas funksionalizimit, Fabrika do të operojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore e Republikës së Kosovës. “Ne kemi bërë ushtrime bashkë me ushtrinë e Turqisë, kemi blerë pajisje, municione dhe armatime që prodhon Turqia, e tash është koha që edhe të prodhojmë bashkë në vendin tonë”, tha kryeministri Kurti në takimin me delegacionin nga MKE që u zhvillua pak para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.”

E themeluar në vitin 1950 me bazë në Ankara, “Makine ve Kimya Endüstrisi”, kompania gjigante turke me mbi 9 miliardë euro shitje vjetore, prodhon municion, e armë të ndryshme, nga kalibrat minimal e deri tek ata të mëdhenj.

Ekspertë të fushës së mbrojtjes thonë se është vështirë të ketë një analizë reale për këtë plan, por këshillojnë që pritjet të jenë proporcionalisht me gjendjen ekonomike që e kemi.

Hysen Gecaj – Ish-ushtarak deklaroi “Duhet të shihen edhe disa parametra të tjerë. A kemi më shumë llogari të hapim një fabrikë këtu dhe të investojmë këtu apo t’i blejmë ato municione të gatshme. Pra dihet gjithmonë se nëse je ti investitori kryesor është interes i vendit sepse vendi mundet me i shitë ato municione.”

Duke pasur parasysh planet e Shqipërisë dhe po ashtu infrastrukturën, Gecaj preferon dhe udhëzon që më e rrugës do të ishte të shikohen mundësitë për bashkëpunim e jo projekte të ndara.

Edhe në Shqipëri ka plane për prodhimin e armëve, por edhe atje që nga Samiti ku mysafir ishte ukrainasi Volodymyr Zelensky, planet për municion kanë mbetur vetëm në letër.

Dilaver Goxhaj – Ish-ushtarak në Shqipëri deklaroi “Deri tash nuk është dhën asnjë njoftim në mediat në Shqipëri, as nga Qeveria e as nga mediat. Se çfarë lëfizje është bërë pas premtimit që bëri Kryeministri i Shqipërisë, kemi dyshim se gjithçka është rekotrikë politike.”

Viti 2030 është caku kur Shqipëria pretendon të nis eksportin e armëve dhe municionit ndërsa e kanë miratuar gjatë këtij viti në parim Ligjin për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.

Ish-ushtaraku Goxhaj thotë se industria e prodhimit të armëve dhe municionit është shkatërruar pas rënies së komunizmit ndërsa dikur vetëm në Fabrikën e Poliçanit prodhoheshin 300 mijë granatë e gati 3 miliardë fishekë në vit.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika