Prodhuesi turk: Fabrika në Kosovë do të prodhojë municion me standarde të NATO-s

Kosova dhe kompania shtetërore turke MKE nënshkruan marrëveshje për hapjen e një fabrike moderne të municioneve sipas standardeve të NATO-s

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin turk shtetëror të industrisë së mbrojtjes, “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), për hapjen e një fabrike moderne të prodhimit të municioneve në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, kompania turke ka bërë të ditur se kjo fabrikë do të jetë në përputhje me standardet e NATO-s.

“Nënshkruam marrëveshje për themelimin e një fabrike moderne në Kosovë që do të prodhojë municion sipas standardeve të NATO-s. Me këtë kontratë të nënshkruar, ne jemi krenarë që kemi kontribuar në eksportet e industrisë së mbrojtjes së Turqisë duke forcuar industrinë e mbrojtjes së vendit tonë mik dhe vëlla, Kosovën,” thuhet në deklaratën e MKE-së.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika