Sveçla: Marrëveshja për fabrikën e municioneve do të forcojë kapacitetet e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se marrëveshja për hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve do të luajë një rol kyç në forcimin e kapaciteteve të sigurisë në Kosovë, duke mundësuar prodhimin e municioneve për ushtrinë dhe Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur rreth marrëveshjes së nënshkruar të hënën për hapjen e fabrikës së prodhimit të municioneve në Kosovë.

Sveçla ka theksuar rëndësinë e kësaj marrëveshjeje për forcimin e kapaciteteve të Kosovës në prodhimin e municioneve, jo vetëm për Ushtrinë e Kosovës, por edhe për Policinë e Kosovës.

Ai ka shpjeguar se puna do të nisë shumë shpejt dhe se kontrata e nënshkruar me prodhuesin turk shtetëror “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE do të realizohet brenda afateve të kërkuara teknike.

“Dje është nënshkruar kjo marrëveshje apo kontratë me quajtur ashtu siç është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë. Republika e Kosovës do të ndërrojë kapacitetet për të prodhuar municionet e nevojshme për ushtrinë, por edhe për Policinë e Kosovës, besoj se duke parë kontratën shumë shpejt do të fillojnë punimet dhe në afatin rekord brenda kërkesave teknike kjo do të realizohet. Vullneti ynë është që kjo të bëhet sa më parë, ka gatishmëri edhe nga pala tjetër ata të fillojnë menjëherë dhe të ketë angazhim serioz që kjo të kryhet me sukses. Me përfundimin e saj një mangësi që e kemi pasur ne dhe ka qenë evidente do të tejkalohet qoftë në kuptimin e furnizimit të nevojave aktuale, qoftë në plotësimin e rezervave të nevojshme, po ashtu edhe në trajtimet shtesë të cilat janë të nevojshme për të gjitha institucione që përdorin këtë lloj të municione”, ka deklaruar Sveçla.

Ministri gjithashtu ka theksuar se ky projekt është pjesë e një iniciative më të gjerë për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes dhe sigurisë në Kosovë.

Ai ka përmendur se vendi është në bisedime dhe negociata me partnerë të ndryshëm, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Kosovës.

“Ne kemi po shohim për zhvillimin e gjithë industrisë të mbrojtjes dhe sigurisë kemi kontakte dhe biseda e negocime me të gjithë, patjetër që ShBA që është aleati ynë kryesor strategjik dhe kemi bashkëpunim të ngushta edhe me ta do të bisedojmë me të gjithë ata parterë të cilët plotësojnë nevojat tona por edhe janë si vazhdimësi e bashkëpunimi të pa kursyer të pandalshëm mes nesh. Do të ketë dhe jam i bindur rezultatet të tjera të cilat do të shfaqen shumë shpejtë dhe do të kemi lajme të mira ende”, theksoi ai, transmeton EO.

Në fund, ai ka bërë një koment lidhur me çështjen e sigurimeve shëndetësore, duke u referuar një ankese të një subjekti opozitar që e ka çuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke sugjeruar se kjo çështje është në duar të gjykatës.

“Ju e dini shumë që sigurimet shëndetësore, një subjekt politik opozitar i ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ju mund ta pyesni Gjykatën Kushtetuese për këtë”, përfundoi ai.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika