Orav: Synojmë ta afrojmë Kosovën më pranë BE-së

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, theksoi angazhimin për të afruar sa më shpejt Kosovën drejt Bashkimit Evropian

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se për synim kanë ofrimin e Kosovës sa më shpejt drejt BE-së. Këtë zotim e ka bërë pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ambasadori Orav, ka shtuar se janë takuar me kryetarin Rama për të diskutuar për problemet dhe sfidat e Kryeqytetit.

“Ishte e mirëpritur të bisedoja me Kryetarin e Komunës dhe gjithashtu me ekipin e tij, për të mësuar më shumë rreth Prishtinës, rreth problemeve, rreth sfidave dhe për të mësuar gjithashtu se si BE-ja dhe komuna mund të punojnë më ngushtë së bashku. Sepse synimi është ta afrojmë Kosovën më pranë Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe nuk është vetëm qeveria me të cilën po punojmë, por po punojmë edhe me të gjitha komunat. BE-ja është donatori më i madh këtu në Kosovë. Ka shumë projekte të BE-së që janë duke u zhvilluar. Ka shumë projekte edhe në plan dhe shpresoj shumë që të mund të vazhdojmë punën tonë në fusha si arsimi, shëndetësia, menaxhimi i mbeturinave, bashkëpunimi me të rinjtë, me ndihmën e BE-së”, ka thënë ai.

Kryetari Rama ka thënë se komuna ka bërë hapa në përmirësimin e infrastrukturës, arsimit shëndetësi e sektorë e tjerë në kryeqytet.

Ai ka shtuar se kanë bërë hapa për ti përmbushur të gjitha detyrat të cilat na janë dhenë nga komuniteti Evropian.

“Diskutuam mbi sfidat që i kemi si kryeqytet dhe mundësit për bashkëpunim dhe investime tash ne muzeun, sallën koncentrale, pra mënyra se si mund ti tejkalojmë problemet e tanishme. Në mënyrë që të krijojmë hapësira të mirëfillta edhe të komunitete të artit, kulturës, për arsim, shëndetësi edhe për sfera të ndryshme në kryeqytet. I tregova se kemi bërë hapa të mëdhenj në arsim, shëndetësi, infrastrukturë e po ashtu edhe në investime në qytetin e mençur. Ne kemi bërë hapa për t’i përmbushur të gjitha detyrat të cilat na janë dhënë nga komuniteti evropian”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika