Presidentja sllovene për vizitë në Kosovë

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar do të jetë për vizitë shtetërore në Kosovë për sot dhe nesër

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar do të jetë për vizitë shtetërore në Kosovë për sot dhe nesër.

E me rastin e vizitës së presidentes sllovene, Policia e Kosovës do të asistojë për sigurinë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

“Më datë 18 dhe 19 dhjetor 2024, në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Republikës së Sllovenisë znj. Nataša Pirc MUSAR, së bashku me një delegacion shoqërues. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, njoftoi PK-ja.

Në njoftim thuhet se do të ketë ndërprerje të përkohshme të trafikut dhe segmenteve rrugore për qarkullimin e lirë të eksortës sllovene.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”.

Ndryshe, Presidentja e Sllovenisë e ka vizituar edhe herë të tjera Kosovën.

Presidentja Musar ka marrë pjesë në Forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili u organizua nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, më 15.04.2024.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika