Arrestohen tre persona në Prishtinë, kapen armë e municion

Policia ka njoftuar se në “Rrugën B”, një automjet kishte tentuar t’i shmangej ndalimit policor, e pasi është arritur të ndalohet, dy personave iu janë gjetur armë zjarri. Ndërsa, në rastin e dytë autoritetet policore kanë zhvilluar një operacion në një lokal në rrugën “Kadri Zeka” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, me ç’rast është ndaluar një i dyshuar dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë arrestuar mbrëmjen e së martës në Prishtinë në dy raste të ndara, ku janë sekuestruar tri armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Policia ka njoftuar se në “Rrugën B”, një automjet kishte tentuar t’i shmangej ndalimit policor, e pasi është arritur të ndalohet, dy personave iu janë gjetur armë zjarri.

Ndërsa, në rastin e dytë autoritetet policore kanë zhvilluar një operacion në një lokal në rrugën “Kadri Zeka” në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, me ç’rast është ndaluar një i dyshuar dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Rastet po trajtohen si “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”. Personat e dyshuar janë në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“I kujtojmë publikut se mbajtja pa leje e armëve të zjarrit është një vepër penale dhe policia do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të shpejta dhe rigoroze për të garantuar sigurinë e komunitetit tonë. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin policor.

Shija e redaktorit

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

Të fundit nga rubrika