Ngrihet aktakuzë ndaj disa personave për vrasje të rëndë në tentativë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër disa personave lidhur me një rast të tentimvrasjes që ka ndodhur më 22 maj në fshatin Krajk të Prizrenit.

Sipas njoftimit, disa prej të pandehurve fillimisht i kishin ndërprerë rrugën njërit prej viktimave me vetura duke e sulmuar dhe shtënë në drejtim të tij.

Ndërsa në rastin tjetër, viktima tjetër ishte ndjekur nga dy persona të tjerë. Pas të dyja këtyre rasteve, të pandehurit kishin hasur përsëri në viktimat dhe i kishin rrahur.

“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: H.L, Sh.L dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, të pandehurit I.L, dhe A.L., kanë kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, dhe H.L., Sh.L., I.L., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, vijon njoftimi.

Aktakuza thotë se më 22 maj, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit H.L., Sh.L, dhe A.L. me dashje kanë tentuar të vrasin M.Q. dhe duke rrezikuar jetën e të dëmtuarave Gj.B. dhe S.Q. si pasagjere në veturë. Sipas aktakuzës, i pandehuri A.L. u ka dalë përpara veturës që drejtohej nga i dëmtuari. I pandehuri A.L. me shufër metalike e ka thyer xhamin e përparmë të veturës, ndërsa i pandehuri Sh.L. me pistoletë “Crvena Zastava 99” ka shtënë 4-5 herë duke e goditur të dëmtuarin në të dy këmbët. M.Q. kishte arritur të ikte në drejtim të Prizrenit.

Ndërkohë, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit tjerë I.L. dhe A.L. të pajisur me një pistoletë i janë afruar të dëmtuarit B.Q., duke e goditur me pjesën e topitur të pistoletës.

“Pastaj, të pandehurit, H.L., I.L., H.L., Sh.L., dhe Z.L., pas konfliktit në fshatin Krajk, nga aty i ndjekin me automjete të dëmtuarit M.Q., dhe B.Q., të cilët në automjete ishin me anëtarët e familjeve të tyre, e që ishin duke udhëtuar në drejtim të Prizrenit, në momentin kur vërejnë se të dëmtuarit janë ndalur tek pompa e benzinës “O…… OIL” zbresin nga automjetet e tyre, dhe i sulmojnë me mjete të forta dhe me armë zjarri, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore me dëmtim të përkohshëm të shëndetit, lëndime këto të konstatuara në akt ekspertimin mjekoligjor në bazë të dokumenteve të çështjes të datës 06.09.2024 dhe plotësimi i mendimit të ekspertimit mjekoligjor datë 19.11.2024 punuar nga eksperti i mjekësisë ligjore.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika