Prokurori Morina: Për dy vjet kemi ngritur 30 aktakuza për krime lufte

Prokurori Ilir Morina ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale ka ngritur 30 aktakuza për krime lufte në dy vitet e fundit

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ilir Morina, ka bërë të ditur se gjatë dy viteve të fundit, janë ngritur 30 aktakuza për krime lufte, një rezultat që ai e cilësoi si domethënës krahasuar me periudhat e mëparshme.

“Gjatë vitit 2023 dhe 2024 ne kemi kryer 30 lëndë të rimeve të luftës, që në krahasim me vitet e kaluara është një punë tejet domethënëse. Gjatë vitit 2000 -2009 UNIMK-u ka ngritur vetëm 10 rast të krimeve të luftës, kurse EULEX-i gjatë vitit 2009 – 2010 ka 22 raste. Dhe ne vetëm për dy vitet e fundit kemi rreth 30 aktakuza për krime lufte të dhënat statistikore jemi duke i përpunuar dhe në fund të vitit 2024 do të dalin të dhënat”, ka deklaruar Morina në emisionin FIVE.

Sipas tij, rritja e kapaciteteve brenda departamentit ka ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e rezultateve.

Deri në qershor të këtij viti, departamenti kishte vetëm tre prokurorë që merreshin me rastet e krimeve të luftës, ndërsa tani janë pesë.

“Departamenti për Krime të Luftës aktualisht ka pesë prokurorë, të cilët merren vetëm me rastet e krimeve të luftës, kemi qenë tre prokurorë deri në qershor por jemi forcuar duke u bërë pesë. Kështu që me rritjet e këtyre kapaciteteve edhe rezultatet e punës  veç janë të dukshme”, ka deklaruar Morina.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika