Medvedev i kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus

Dmitry Medvedev ka akuzuar NATO-n dhe aleatët e Ukrainës se janë "shënjestra të ligjshme ushtarake" për Rusinë, për shkak të mbështetjes së tyre ndaj Kievit në luftën kundër pushtimit

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka akuzuar NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate të Ukrainës në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, se janë të përfshirë në këtë konflikt.

Ai ka thënë se kjo i bën ata “shënjestër të ligjshme ushtarake”.

Duke reaguar ndaj një editoriali në gazetën Times, në të cilin vrasja e një gjenerali të lartë rus më 17 dhjetor cilësohej si “veprim i ligjshëm mbrojtjes nga një komb i kërcënuar”, Medvedevi tha se Moska duhet ta përdorë logjikën e njëjtë në qëndrimin e saj.

Në shkrimin e saj, gazeta Times tha se vrasja e gjeneralit ishte “sulm ndaj një agresori” dhe se ajo nënvizon nevojën që qeveritë perëndimore t’ia japin Ukraunës “të gjithë mbështetjen që i duhet për ta bërë luftën e drejtë për vetëmbrojtje”.

“Të gjithë zyrtarët e vendeve të NATO-s të përfshirë në vendimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ata që marrin pjesë në luftën hibride apo konvencionale kundër Rusisë, tani cilësohen si shënjestra të ligjshme ushtarakë për shtetin rus dhe për të gjithë patriotët rusë”, shkroi Medvedev në një reagim.

E pyetur për komentet e Medvedevit, zyra e shtypit e NATO-s u përgjigj me email duke thënë: “Do t’ju kthejmë përgjigje nëse kemi diçka për të thënë”.

Gjenerallejtënant Igor Kirillov, kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, dhe ndihmësi i tij, u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter pranë hyrjes së një ndërtese në Moskë në orët e para të 17 dhjetorit.

Kirillov është në mesin e disa oficerëve rusë dhe figurave pro-luftës që janë vrarë në Rusi dhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Një javë më parë u vra u qëllua me armë për vdekje afër kryeqytetit një zyrtar i lartë i një kompanie ruse që zhvillon raketa lundruese të përdorura nga Moska në luftë.

Retorika e Medvedevit buron nga narrativa e kamotshme e Kremlinit për fajësimin e “forcave” perëndimore për veprime antiruse në mbarë botën dhe për akte sabotimi dhe “terrorizmi” në Rusi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 17 dhjetor se Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë në vrasjen e Kirillovit dhe as nuk ishin në dijeni të saj paraprakisht.

Hetuesit rusë e cilësuan vrasjen si sulm “terrorist” dhe menjëherë ia atribuuan atë inteligjencës ukrainase.

Më 18 dhjetor, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha se e ndaloi një të dyshuar – një shtetas uzbek 29-vjeçar, i cili nuk është identifikuar me emër – në lidhje me rastin.

Medvedev gjithashtu i kërcënoi me hakmarrje edhe gazetarët e gazetës Times, duke paralajmëruar me tone të errëta se kjo gazetë mund të përfshihet në listën e atyre “shënjestrave të ligjshme ushtarake”, duke shtuar se “në Londër ndodhin shumë gjëra… tregohuni të kujdesshëm”.

Ky paralajmërim duket të jetë një referencë e tërthortë ndaj helmimit me rrezatim të ish-oficerit të FSB-së dhe kritikut të Kremlinit, Aleksandr Litvinenko, në Londër në vitin 2006, si dhe ndaj përpjekjes për vrasjen e ish-oficerit të inteligjencës ruse, Sergei Skripal, në qytetin britanik Salisburi me një agjent nervor vdekjeprurës në vitin 2018./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika