Nën dirigjimin e mjeshtrit Dario Salvi, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës prezanton një program ekskluziv, plot ekspresivitet dhe nostalgji.
Koreografitë e pavdekshme të mjeshtrit botëror Mikhail Fokine, të shoqëruara nga muzika e Tchaikovsky-it, Saint-Sawns-it, and Adam-it, do të vijnë në jetë nga artisti dhe koreografi ikonik italian Toni Candeloro dhe Martina Arduino, prima balerina e të famshmit “Teatro alla Scala” – Milano.
“Mbrëmja do të sjellë gjithashtu virtuozitetin e dy instrumentistëve të jashtëzakonshëm: violinistes franceze Anna Göckel, fituese e çmimit prestigjioz “Révélations Classiques de l’ADAMI”, dhe të trumbetistit të parë të Filharmonisë së Sofjes, Peter Makedonski duke mos harruar edhe copëza nga repertori i familjes Strauss”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, në komunikatë thuhet “Përjetoni një mbrëmje ekskluzive muzikore, magjinë e vallëzimit dhe të teatrit”.
Data, ora dhe vendi: 21 dhjetor 2024, ora 19:30, Salla AMC
Gjithashtu, Filharmonia e Kosovës ka njoftuar se tashmë të gjitha ulëset për Gala Koncertin e Vitit të Ri 2025 janë tashmë të rezervuara./Telegrafi