Digjet një veturë në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë

Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e së enjtes.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar rastin, dhe ka bërë të ditur se incidenti ka ndodhur rreth orës 08:50.

Nuk ka pasur persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:50, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë, ku është djegur një veturë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka njoftuar ajo.

Ahmeti ka thesksuar tutje se aktualisht po kryhen ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar...

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

Të fundit nga rubrika