Ushtria izraelite ka sulmuar disa objektiva të Houthi në Jemen të enjten në mëngjes, vetëm disa orë pas sulmit të fundit të grupit militant të mbështetur nga Irani ndaj Izraelit.
Si pasoj e sulmit ajror izraelit nëntë persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën në një port dhe objekt nafte pranë kryeqytetit Sanaa, tha Nasruddin Amer, nënkryetar i zyrës së mediave Houthi, në një postim në X.
Sulmet izraelite kishin në shënjestër stacionet e energjisë Heyzaz dhe Dhahban pranë kryeqytetit dhe portin Hodeidah dhe objektin e naftës Ras Isa.
Ushtria izraelite tha se sulmet ajrore ishin hakmarrje për sulmet me raketa Houthi dhe dronë ndaj Izraelit gjatë vitit të kaluar, shumica e të cilave u kapën.
“Dora e gjatë e Izraelit do t’ju arrijë gjithashtu,” tha ministri izraelit i mbrojtjes Israel Katz në një paralajmërim për udhëheqësit Houthi pas sulmeve transmeton CNN përcjell Dukagjini.
“Kushdo që ngre dorën kundër shtetit të Izraelit, dora e tij do të pritet, kushdo që na dëmton neve, do të dëmtohet shtatëfishtë,” ka thënë Katz.