Abdixhiku: Në vend të mllefit, ndarjes e përçarjes, le të angazhohemi për ëndrrat e grave

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së gruas në familje dhe shoqëri, dhe u shpreh i lumtur për angazhimin e grave në LDK, që janë model të përfaqësimit politik të suksesshëm

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njëherësh kandidat i kësaj partie për kryeministër, gjatë një tubimi ka bërë të ditur që bashkëshortja e tij Albina nuk është e pranishme.

Arsyeja ishte një perfomancë e vajzës së tyre, Erës.

Ai ka shkruar se “në vend të mllefit, ndarjes e përçarjes” po ndan një copëz tregimi nga familja e tij e vogël.

Abdixhiku ka bërë thirrje për angazhim për ëndrrat e grave kosovare, “atyre që na inspirojnë, atyre që sot duhet të kenë zë”.

Ai gjatë tubimit ka folur për familjen e tij.

“Më lejoni që fillimisht në këtë tubim madhështor tuajin si pjesë e Turneut të Ndryshimit të shpreh fillimisht kërkimfaljen timen e tonën për mungesën e zonjës sime, për mungesën e Albinës. Ajo rëndom nuk mungon në ngjarje si këto. Por sonte familja jonë e vogël e kishte një ngjarje tjetër dhe ajo si një nënë e përkushtuar që është, po qëndron si prind i vetëm në sallën ku vajza jonë, një grua e ardhme, Era jonë, mban performancën e vallëzimit të saj. E quan ajo performancë të jetës së saj ndonëse jeta e saj ende s’ka mbushur një dekadë! Dhe në të gjithë hapat e lehtë të kësaj performancw jetësore që Era jonë bën sonte atje, mu tani në këtë moment teksa unë flas këtu para jush, ajo ëndërron që nesër të jetë e lirë, të jetë e suksesshme dhe e pavarur.

Të jetë një vajzë që mund të prekë çdo mundësi, që mund të arrijë çdo sukses, që mund të bëjë çfarë të dojë, kur të dojë, si të dojë mu si vallëzimi i saj i lehtë. Dhe në këtë vallëzim të saj ajo para vetës ka modelin e jetës, nënën e saj, e cila përveç sakrificës që bën në mbështetjen time, duhet të gjejë dhe kohën në mbështetjen e ëndërrimtares vallëzuese. Dhe në këtë lidhje, mu në këtë trekëndësh të lidhjes, shoh gjithë madhështinë e gruas kosovare. Një grua që mbështet një burrë, një grua që mbështet një vajzë, një grua që lë gjithçka të saj që të tjerët të kenë gjithçka”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka theksuar se është shumë i lumtur që në LDK “ka gra e zonja që nivelin e përfaqësimit politik e kanë në standarde të paarritshme”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar...

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

Të fundit nga rubrika