Abdixhiku pret Hovenierin në takim lamtumirës: Kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar ambasadorin Jeffrey Hovenier për angazhimin e tij gjatë misionit në Kosovë, duke i dhuruar fanelat e Kombëtares për nipat dhe mbesat e tij, ndërsa ka theksuar rëndësinë e lidhjeve strategjike dhe afatgjata mes Kosovës dhe SHBA-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin, Jeffrey Hovenier.

Abdidhiku i ka dhuruar Hovenierit fanelat e Kosovës për gjashtë mbesat dhe nipin e tij që sipas tij t’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë.

“E falënderova për gjithë angazhimin e gjithë përkushtimin e tij, jo vetëm si ambasador, por dhe si përfaqësues amerikan i viteve të shpalljes së pavarësisë. Jeff ka qenë njohës i mirë i Kosovës, ka qenë përfaqësues i mirë i interesave strategjike të SHBA-ve në Kosovë; dhe mbi të gjitha kujdestar i përkushtuar i relacioneve mes dy popujve! Jeff, ka qenë pasionant i futbollit kosovar. Kemi ndjekur bashkë lojëra të shumta të Kombëtares së Kosovës. Në LDK, u kujdesëm që si gjysh i 6 mbesave e 1 nipi që është – Charlotte, Oliver, Lucie, Jacqueline, Katherine, Madeline, Amelia – me të kthyer në shtëpi, t’u dhurojë atyre nga një fanellë të kombëtares sonë me emrat e tyre në to. T’i mbajnë si kujtim të përhershëm nga shteti i fundit ku ai shërbeu si ambasadorë”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se LDK pret të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë dhe historik me ambasadorin e ri të administratës së re, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sepse lidhja jonë është ideologjike, është institucionale, është afatgjate – tash e 35 vjet”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika