Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Bruksel, ka zhvilluar një takim me Komisioneren e re të Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim, Osmani theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të Kosovës drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për BE dhe ngriti çështje që kanë rëndësi kyçe për të ardhmen e vendit.
“Në takim u diskutua për reformat dhe progresin e Kosovës në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në BE, heqjen e menjëhershme të masave të BE-së ndaj Kosovës të cilat po i dëmtojnë qytetarët, si dhe potencoi rëndësinë e llogaridhënies për sulmet terroriste dhe aktin e agresionit të vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.
