“Dikur dikush mbante fjalim në Gazimestan” – Gashi kritikon fjalimin e Kurtit: Luftënxitës dhe vëllavrasës

Analisti Dardan Gashi ka kritikuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti gjatë tubimit të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje të mërkurën, ku u prezantuan kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Gashi e cilësoi fjalimin e Kurtit si “luftënxitës dhe vëllavrasës”.

“Fjalim absolut luftënxitës. Vëllavrasës. Nuk kam dëgjuar prej do fjalimeve që janë mbajt në Gazimestan më herët. Po s’është me rëndësi, ai le të mat vet ku po do me dal dhe atë vendin që po e lyp në histori ia bën vetit”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Në fjalimin e tij, Kurti nuk kurseu kritikat e ashpra ndaj opozitës dhe analistëve televizivë.

“Përçarës” e “populist” cilësohet fjalimi i Kurtit të Vetëvendosjes

Shija e redaktorit

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

“Moment historik, shqiptarët kanë treguar vendosmëri”, Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin...

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka konsideruar historik mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në...

Konjufca: Seanca, dëshmi se Kosova e Shqipëria janë bashkë në...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e përbashkët të dy kuvende Kosovë-Shqipëri që po zhvillohet sot në Prishtinë ka falënderuar Shqipërinë...

Të fundit nga rubrika