Takimi i kuvendeve Kosovë-Shqipëri, shihet vetëm simbolik

Mbledhja e dy kuvendeve në nëntor të vitit 2022 (fotografi nga arkivi)

Pas me shumë se dy vitesh Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy kuvendeve.

Të premten, në sallën e Kuvendit në Prishtinë pos deputetëve të Kosovës do të vijnë edhe ata të Shqipërisë.

Në këtë seancë do të mbajnë fjalën e hapjes kryetarët e dy kuvendeve, Elisa Spiropali dhe Glauk Konjufca, pastaj kryetarët e grupeve parlamentare e në fund nga një fjalim të dy kryeministrave Kurti dhe Rama.

Por, si e sheh ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Nait Hasani këtë takim midis dy kuvendeve.

“Është i mirëseardhur nëse ka një hapërisë, nëse ka një mundësi nëse zhvillim ose një emocion të ndjenjës kombëtare atëherë që të paktën të afrojnë ato marrëveshje të cilat janë nënshkruar për vite të implementohen”, ka thënë Hasani.

Hasani thotë se Kosova duhet t’i jetë falënderuese Shqipërisë, për lobimin e saj për Kosovën, përkundër raportit në mes dy kryeministrave.

“E ka mbrojt edhe në Moskë, drejtpërdrejtë e ka mbrojë çështjen e Kosovës, ka kërkuar njohjen e pavarësinë së Kosovës, mbrojtjen, njohjen gjitha, edhe në kombet e bashkuara gjithashtu, kështu që Shqipëria e ka kryer detyrën e vet kushtetuese”, ka shtuar Hasani.

Megjithatë, më shumë simbolike po e sheh këtë takim njohësi i politikës vendore Blerim Canaj.

“Si e paraqesin ata është çështje tjetër por, vetëm se për shkak e dimë se cila është kompetenca e kuvendit, dhe tek e fundit jemi në fund të mandatit deputetët mund t’i kenë komplet tjerë pas shkurtit, kështu që nuk është se pres kumedit se çka por është një simbolikë e mirë”, ka thënë Canaj.

Kosova dhe Shqipëria kishin paraparë të mbajnë një mbledhje të përbashkët të Qeverive edhe në vitin 2023 por ajo ishte anuluar në minuta të fundit pas tensioneve mes Kurtit e Ramës meqenëse ky i fundit e dërgoi një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në adresë të ShBA-së, Francës dhe Gjermanisë. Kjo nismë nuk ishte pritur mirë nga Vetëvendosje.

Shija e redaktorit

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

“Moment historik, shqiptarët kanë treguar vendosmëri”, Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin...

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka konsideruar historik mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë në...

Konjufca: Seanca, dëshmi se Kosova e Shqipëria janë bashkë në...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e përbashkët të dy kuvende Kosovë-Shqipëri që po zhvillohet sot në Prishtinë ka falënderuar Shqipërinë...

Të fundit nga rubrika