“Dyert janë të hapura për IS-in” – paralajmërojnë kurdët e Sirisë për avancimin e forcave të mbështetura nga Turqia

Ndërsa Siria e re përpiqet të marrë formë, kërcënimet e vjetra po rishfaqen.

Kaosi që nga përmbysja e Bashar al-Assad-it po “i hap rrugën” të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) për t’u rikthyer, sipas një komandanti kryesor kurd që ndihmoi në mposhtjen e grupit xhihadist në Siri në vitin 2019. Ai thotë rikthimi tashmë ka filluar.

“Aktiviteti i Daesh [IS] është rritur ndjeshëm dhe rreziku i një ringjalljeje është dyfishuar”, sipas gjeneralit Mazloum Abdi, komandant i Forcave Demokratike Siriane (SDF), një aleancë e milicisë kryesisht kurde e mbështetur nga SHBA.

“Ata tani kanë më shumë aftësi dhe më shumë mundësi”.

Ai thotë se militantët e IS-it kanë konfiskuar disa armë dhe municione të lëna pas nga trupat e regjimit sirian, sipas raporteve të inteligjencës.

Tutje ai paralajmëron se ekziston “një kërcënim real” se militantët do të përpiqen të hyjnë në burgjet e SDF-së këtu në veri-lindje të Sirisë, të cilat mbajnë rreth 10,000 nga njerëzit e tyre. SDF po mban gjithashtu rreth 50,000 anëtarë të familjeve të tyre në kampe.

BBC-së iu dha akses i rrallë në burgun më të madh për të burgosurit e IS – Al Sina – i cili mban rreth 5000 burra.

Intervista e BBC e zhvilluar me gjeneralin është realizuar në orët e vona të natës, në një vend që nuk mund të zbulohet.

Gjenerali përshëndeti rënien e regjimit të Asadit – i cili e arrestoi atë katër herë. Por ai dukej i lodhur dhe pranoi se ishte i zhgënjyer nga perspektiva për të luftuar edhe një herë betejat e vjetra.

Gjeneral Mazloum Abdi

Çdo derë e qelisë është e mbyllur dhe e siguruar me tre bulona. Korridoret ndahen në seksione me porta të rënda hekuri. Rojet janë të maskuar, me shkopinj në duar. Marrja e aksesit këtu është e rrallë.

Na lejuan të shikonim brenda dy qelive, por nuk mund të flisnim me burrat brenda. Atyre u thanë se ishim gazetarë dhe iu dha mundësia për të fshehur fytyrat e tyre. Pak e bënë. Shumica u ulën në heshtje mbi batanije dhe dyshekë të hollë. Dy burra hipën në dysheme.

Al-Sina është burgu më i madh për të burgosurit e IS

Burimet kurde të sigurisë thonë se shumica e të burgosurve në Al-Sina ishin me IS-in deri në qëndrimin e tij të fundit dhe ishin thellësisht të përkushtuar ndaj ideologjisë së tij.

Ekipa e BBC ka takuar një të arrestuar 28-vjeçar – i hollë dhe i folur me zë të ulët – i cili nuk donte të përmendej. Ai tha se po fliste lirshëm, megjithëse për çështjet kryesore nuk do të thoshte shumë.

Ai tha se u largua nga vendlindja e tij nga Australia në moshën 19-vjeçare, për të vizituar gjyshen e tij në Qipro.

“Nga aty, një gjë çoi në një tjetër”, tha ai, “dhe përfundova në Aleppo”. Ai pretendoi se ishte duke punuar me një OJQ në qytetin e Raqqa kur IS mori kontrollin.

I pyetur nëse ai kishte gjak në duart e tij dhe ishte i përfshirë në vrasjen e dikujt?, ai tha: “Jo, nuk isha,” u përgjigj ai, mezi i dëgjueshëm.

Gjithashtu ai është pyetur se a e mbështeti ai atë që po bënte IS? për tu përgjigjur: “Nuk dua t’i përgjigjem kësaj pyetjeje sepse mund të ketë ndikim në rastin tim”.

BBC takoi një të burgosur 28-vjeçar të IS nga Australia, i cili përfundoi në Aleppo

Ai shpreson të kthehet në Australi një ditë, megjithëse nuk është i sigurt nëse do të jetë i mirëpritur.

Ka edhe shpresë pas telit të kampit Roj – rreth tre orë larg me makinë – se liria po vjen disi.

Hapësira ​​e zymtë tendash – e rrethuar nga mure, gardhe dhe kulla vrojtimi – është shtëpia e pothuajse 3,000 grave dhe fëmijëve. Ata kurrë nuk janë gjykuar apo dënuar, por janë familje të luftëtarëve dhe mbështetësve të IS-it.

Në kamp ka disa gra britanike. Ekipi i BBC është takuar me tre prej tyre, shkurtimisht. Të gjithë thanë se avokatët e tyre u kishin thënë të mos flisnin.

Në një cep të rrëmbyer nga era, ishte edhe një grua e gatshme për të folur – Saida Temirbulatova, 47 vjeç, një ish-inspektore tatimore nga Dagestan. Djali i saj nëntë vjeçar, Ali, qëndroi i qetë pranë saj. Ajo shpreson se përmbysja e Asadit do të thotë liri për të dy.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika