Krasniqi: Rekord i zi në ekonomi, projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është i domosdoshëm

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, gjatë seancës të së enjtes në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti është i domosdoshëm. Po ashtu, Besian Mustafa deputeti i LDK-së, u bëri thirrje deputetëve të VV-së që të votojnë pro tërheqjes së Trustit pasi sipas tij kjo është mundësia e fundit që t’u dalin në krahë qytetarëve

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

“Përveç rënies në ekonomi, kemi inflacionin më të madh ndonjëherë, rekord i zi”, kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për krizën ekonomike që sipas tij, po shkaktohet nga Qeveria në mungesë të veprimeve për votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Kryetari i PDK-së, Krasniqi, për këtë ligj ka thënë se është një domosdoshmëri.

“Besoj që tashmë qytetarët e dinë, sepse ka katër muaj që e kemi diskutuar dhe proceduar, përkundër vonesave, sot është këtu para nesh që të lejohet tërheqja e mjeteve të kursyera nga qytetarët tonë”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, arsyet për mosvotim të këtij projektligji, duhet të kërkohen te mungesa e veprimeve të Qeverisë.

“Ata që i japin leksione qytetarëve për këtë tërheqje, duhet të japin përgjegjësi që kanë nxitur për këtë krizë ekonomike”, ka shtuar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, ata që dikur kërkonin punë në Kosovë, sot po kërkojnë viza sepse nuk kanë shpresë për punësim.

“Mjekët infermierë, në një natë kujdestarie që kujdesen për dhjetëra pacientë, trajtohen si raste sociale, mësuesit e arsimtarët janë të papërfillshëm, policët vazhdojnë të punojnë pa kushte dhe pa shpërblim adekuat, veteranët janë injoruar totalisht, nuk janë bërë pjesë e ligjit për pagë minimale dhe përballë kësaj gjendjeje të rënduar sociale ekonomike”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Qeveria e tanishme është deklaruar si një Qeveri e deklaruar e majtë, por në regjistra publikë po del që është e majme, sipas deklarimeve të fundit të pasurisë.

“Sikur ta kishin më të lehtë barrën financiare, mbështetja për këtë projektligj nuk do të ishte në nivel”, ka thënë ai.

Sipas tij, Qeveria nuk e ka fajin ekskluziv për krizën ekonomike, por ka përgjegjësi për të gjetur zgjidhje.

Krasniqi: Sot po e refuzoni edhe Trustin, cila është alternativa juaj?

Krasniqi, ndër të tjera, ka thënë se për të kaluar krizën ekonomike mund të ketë mendime të tjera, por jo refuzim e arsyetim nga ana e Qeverisë.

“Ne këtu kemi sjellë edhe propozime të tjera, të ulet TVSH në produkte esenciale, keni votuar kundër, të pezullohet akciza e naftës për gjashtë muaj, e keni refuzuar, produktet medicinale që të ndihmohen qytetarët, kundër, tarifat për energji elektrike, edhe këtë e keni kundërshtuar”, ka përfunduar Memli.

Ai në fund ka thënë që të votohet ky projektligj ose të gjendet një tjetër alternativë nga ana e Qeverisë.

Mustafa thirrje deputetëve të VV-së që të votojnë pro tërheqjes së Trustit pasi sipas tij kjo është mundësia e fundit që t’u dalin në krahë qytetarëve

Besian Mustafa, LDK

Besian Mustafa nga radhët e partisë, Lëvizja Demokratike e Kosovës (LDK), ka deklaruar se tërheqja e mjeteve të kursyera të Trusti është e vetmja mundësi për të përkrahur qytetarët e Kosovës.

“Është e vetmja mundësi për të përkrahur qytetarët e Kosovës, të tërheqin  një pjesë të mjetëvë të kursyera të Trustit”, ka thënë ai, gjatë seancës në Kuvendin e Kosovës, raporton Portali D.

Ai përmendi edhe njëherë masat që kishte propozuar partia e tij tani dhe gjatë kohës së pandemisë  për t’ua lehtësuar qytetarëve jetën pas rritjes së çmimeve.

“Çmimet për Republikës së Kosovës janë rritur për një vit 12,5 për qind, kjo rritje çmimi në disa produkte ushqimore arrin deri në 83 për qind. Gjatë situatës me  COVID-19 kishim edhe një krizë ekonomike globale të përmasave shekullore, e që në atë kohë PDK-ja e përkrahu idenë që të kemi një 10 për qind tërheqje të fondeve të trustit nga ana e qytetarëve të Kosovës”, është shprehur Mustafa.

Po ashtu ai  ka thënë se nuk ka ditë që një pjesë e qytetarëve i ndalin në qytet, dhe iu shkruajnë që të ua mundësojnë tërheqjen e një pjese të fondeve në Trust.

“Qytetarët na ndalin në qytet dhe na shkruajnë që të ua mundësojmë tërheqjen e një pjese të fondeve ne trust, pasi sipas tij kjo është e vetmja mundësi që t’i dalin në krah qytetarëve”, ka deklaruar ai, raporton Portali D.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika