Skuadra e udhëhequr nga Alain Giresse tashmë ka 1183.9 pikë.
Në muajin qershor, pra në ndeshjet që janë marrë bazë për renditjen e re – Kosova zhvilloi katër ndeshje në kuadër të Nations League.
Kombëtarja fitoi dy herë kundër Qipros dhe Irlandës së Veriut, e humbi dy ndeshje përballë Greqisë duke humbur kështu edhe shpresën që të ngjiten në Ligën B.
Dardanët rikthehen në aksion në shtator për dy ndeshjet e fundit të këtij edicioni të Ligës së Komebeve.
Ndërkohë, Shqipëria nuk ka lëvizur nga pozita e 66-të. “Kuqezinjtë” megjithatë kanë humbur 10 pikë në renditje.
Brazili vazhdon të jetë kombëtarja numër një, e podiumin e mbyllin Belgjika dhe Argjentina.
Franca, Anglia, Spanja, Italia, Holanda, Portugalia e Danimarka mbyllin ‘top 10’.