Hoti: Qeveria Kurti – më e dobëta që nga pavarësia, asnjë rezultat dhe vetëm degradim

Ish-kryeministri dhe kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke e cilësuar atë si “qeverinë më të dobët që nga shpallja e pavarësisë”.

Në Debat Plus, Hoti argumentoi se katër vitet e fundit kanë qenë një periudhë e dështimeve të mëdha për qeverinë aktuale, duke mos përmbushur zotimet elektorale dhe duke dëmtuar proceset shtetndërtuese.

“Nëse e krahasojmë me qeveritë e kaluara, këto katër vjet kanë qenë vitet e qeverisjes më të dobët që ka pasur Kosova nga shpallje e pavarësisë. E dyta nëse krahason këtë qeveri me zotimet që ka pasur, se kjo qeveri e ka nënshkruar një kontratë publike në zgjedhjet e vitit 2021 edhe unë besoj se duet të matet karshi atyre zotimeve e premtimeve që janë të shkruara.

Edhe nëse e krahason me ato premtime, rezultate jo të pakta, janë zero. Absolutisht zero.

Edhe e treta disa procese, që nuk shkruan sikur premtime elektorale, por janë zotime të shtetit të Kosovës. Ta zëmë të procesi i dialogut, te njohjet ndërkombëtare.  Avancimi i demokracisë ne ven, që nuk i shkruan në kësi projekte, por është procese që ti duhesh me kontribu edhe kur je në opozitë edhe në pozitë. Edhe në këtë aspekt ka degraduar. Nëse e krahason me qeveritë paraprake është qeveria më e dobët. Nëse e krahason me premtimet e veta është zero realizim, pothuajse zero realizim”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, degradimi ka qenë i dukshëm edhe në fusha si avancimi i demokracisë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe dialogu me Serbinë.

“Edhe me proceset shtetndërtuese të Kosovës. Unë besoj që i ka dëmtuar në masë të madhe edhe në procesin e dialogut edhe politikën e jashtë. Edhe në marrëdhëniet ndërshqiptare. Por edhe në demokracinë e brendshme tek liria e medias, organizimi sindikal, toleranca që duhet ta kemi në debatin publik”, ka shtuar Hoti.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika