Dy të vdekur e dhjetëra të lënduar, sulmuesi u arrestua – çka dihet deri tash për sulmin në Gjermani

Dhjetëra njerëz u plagosën dhe të paktën dy persona, duke përfshirë një fëmijë të vogël, u vranë të premten pasi një makinë përplasi një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg, në atë që zyrtarët lokalë po e përshkruajnë si një sulm terrorist.

Të paktën 68 persona të tjerë u plagosën, duke përfshirë 15 të cilët janë në gjendje kritike, sipas udhëheqjes së qytetit.

Në sulm, një BMW e zezë hyri drejt e në turmë në tregun e Krishtlindjeve, duke ecur me shpejtësi për 400 metra në drejtim të bashkisë, sipas dëshmitarëve okularë, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.

Videot e postuara në rrjetet sociale shfaqën një veturë me ngjyrë të errët duke ecur në turmë me shpejtësi të madhe. Disa media i shfaqën videot në raportimet e tyre, por autenticiteti i pamjeve ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Punonjësit e urgjencës u panë duke trajtuar viktimat në terren në treg, të rrethuar me gjak. Në vend u ngritën tenda të improvizuara. Dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar të qara dhe britma. Operatori i një tezge ushqimore në treg i përshkroi skenat si “të kujtojnë luftë”.

“Kjo është një ngjarje e tmerrshme, veçanërisht tani në ditët para Krishtlindjeve”, tha udhëheqësi i Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, i cili ishte rrugës për në Magdeburg.

Drejtuesi i makinës u arrestua menjëherë dhe më vonë u identifikua si Taleb A., një mjek 50-vjeçar nga Arabia Saudite. Haseloff tha se burri kishte jetuar në Gjermani që nga viti 2006. I dyshuari, një konsulent për psikiatri dhe psikoterapi, u njoh si refugjat në vitin 2016.

Disa media gjermane vunë në dukje postimet e kaluara të të dyshuarit në mediat sociale, në të cilat ai thuhet se shprehte pikëpamje kritike ndaj Islamit dhe madje kishte paralajmëruar për “rreziqet” e një islamizimi të Gjermanisë.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika